Ditën e hënë anija ‘Libra’, e Marinës italiane, pritet të vendoset 20 milje larg portit të Lampedusa për të ruajtur ujërat dhe për të mirëpritur refugjatët në Shëngjin.
Më pas, autoritetet do të realizojnë skanimin e parë në bord dhe do të transportojnë drejt Shqipërisë “të përshtatshmit”, si refugjatët që vijnë nga vendet të sigurta sipas legjislacionit Italian.
Porvendimi i gjykatës së Romës përcakton se “procedurat e kufirit të përshpejtuar” nuk mund të zbatohet për migrantët që vijnë nga vende të tjera, që konsiderohen të sigurta vetëm nga Italia dhe jo nga legjislacioni evropian.
Sipas Gjykatës së Drejtësisë së BE-së, një vend nuk mund të përcaktohet i sigurt, nëse edhe një pakicë e vogël qytetarësh janë në rrezik dhe i takon gjyqtarit përgjegjës që të dallojë rast pas rasti nëse riatdhesimi do të rrezikonte jetën e personit.
Pra, Roma, nëse do të ndiqte kriteret e Gjykatës së BE-së, do të duhej të rishikonte listën e saj të vendeve të sigurta, duke përjashtuar, për shembull, Tunizinë, Egjiptin ose Bangladeshin, nga të cilat vijnë shumica e kërkuesve të azilit. Kjo do të shënonte fundin e “projektit Shqipëri”.
Pas një fillimi të pasuksesshëm në tetor, me disa përplasje të drejtpërdrejta me sistemin gjyqësor, një polemikë politike të ashpër dhe debate mbi kostot e operacionit, qeveria italiane po e provon sërish, kësaj radhe duke marrë masat e duhura.


