Futbollisti i njohur, pjesë e Premier Ligës, Aleks Iobi së fundmi ka publikuar një këngë në kanalin “Youtube”.
Lojtari i Fulhamit mesa duket tashmë ka vendosur të shkëlqejë dhe në muzikë.
Mesfushori publikoi këngën me titullin “What’s Luv?”.
Ju bëjmë me dije se 28-vjeçari gjatë këtij edicion ka zhvilluar nëntë ndeshje, ka shënuar dy gola dhe ka bërë një asist. Iobi në të kaluarën ka luajtur edhe për skuadrat, si Evertoni dhe Arsenali./ PanoramaSport


