Këtë të dielë, kryeministri Edi Rama do realizojë takimin e radhës me shqiptarët e diasporës, në Greqi.
Edi Rama: Pasnesër do të rikthehem me një kënaqësi krejt të posaçme tek shqiptarët e Greqisë, këtë herë në Selanik, ku historia na ka lidhur me njëmijë fije dhe e sotmja na bashkon më shumë se asnjëherë me fqinjët tanë jugorë, si dy popuj europianë që edhe për pak vite do jenë krah për krah në Bashkimin Europian.
Ju kujtojmë se para një jave Rama u mirëprit në New York, ku dhe kërkoi votën e shqiptarëve të diasporës duke premtuar kështu anëtarësimin e Shqipërisë në BE.


