SHKODËR– Dy ditë pas ngjarjes së rëndë që ndodhi në Shkodër, Partia Demokratike ka kërkuar që në kuadër të “mosbindjes civile”, ditën e nesërme në orën 12:00 të mbahet një protestë në Shkodër.
Nga atentati i së mërkurës në Shkodër humbën jetën 3 persona dhe një tjetër ka mbetur i plagosur.
Mësohet se protesta parashikohet të jetë e qetë, një formë kjo për të përcjellë mesazhin kundër ngjarjeve kriminale në këtë qytet, për të cilën PD akuzon policinë, se ka lënë të lirë kontigjentët e krimit.
Protesta do të nisë nga Bashkia dhe në heshtje do të drejtohet drejt pedonales. Protestë e qetë që do të kërkojë më shumë të japë mesazhe dhe të shprehë kundërshti me ngjarjet në Shkodër ku PD ka akuzuar policinë, duke u shprehur se dihen autorët e ngjarjeve por janë lënë qëllimisht të lirë./Radar.al


