ITALI– Nëna e një prej personazheve më të njohur në Itali por dhe në botë, Chiara Ferrani ka festuar ditëlindjen më 29 tetor, ndërsa blogerja e ka uruar të ëmën përmes një postimi në Instagram.
Ajo postoi fotot e tyre të përbashkëta në Instagram, ku disa prej tyre janë nga fëmijëria e Ferranit, ndërsa në disa momente vëllezërit e saj pozojnë me ta.
“Gëzuar ditëlindjen mamasë sonë, gruas që më dhuron jetën dhe dashurinë çdo ditë, më dha shpresë dhe forcë në momentet më të vështira të jetës sime dhe nuk u largua kurrë nga unë. Më tregove se asgjë nuk krahasohet me dashurinë e nënës dhe ti je heroi im i vërtetë.- shkruan Kiara krahas fotos me të ëmën./Radar.al


