Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    “Inshallah” nga Anne Hathaway bëhet virale, fansat reagojnë masivisht

    Trump zgjat armëpushimin me Iranin, SHBA mbajnë “bllokadën detare” në gatishmëri

    Nëna denoncoi të birin pasi pranoi vra*jen e trefishtë në Podgoricë, detaje nga ngjarja ku mbetën viktima dhe dy vëllezër shqiptarë

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Shëndet

    Vuani nga dhimbjet e kockave? Ja disa këshilla nga mjekët reumatologë

    October 30, 2024

    Kockat mbajnë trupin tonë ndërsa muskujt sigurojnë skeletin duke krijuar një kombinim të pandashëm. Kujdesi për shëndetin e kockave duhet të nisë që në vegjëli, me frymëmarrjen e parë të bebit. Mjekja reumatologe Ergeta Ktona rendit disa këshilla që duhet të ndjekim për të pasur kocka të shëndetshme.

    Vitamina D dhe kalciumi janë elementë kryesorë, por nuk duhet harruar ushqimi i shëndetshëm, ekspozimi ndaj diellit dhe aktiviteti fizik për të ndihmuar shëndetin e mirë të kockave.

    Ergeta Ktona: Kocka duhet të vlerësohet që në momentin që fëmija lind. Që në ato momente, të gjitha nënat dhe baballarët e rinj e dinë shumë mirë që fëmijës i jepet vitaminë D me pika dhe kjo është një gjë shumë e rëndësishme. Sa herë e çoni te pediatri, ju e shihni që ata i shohin fontanelën, i shohin zonën në pjesën e sipërme të kokës nëse ka filluar të mbyllet apo jo dhe nëse është mbyllur në kohën e duhur. Të pasurit e një diete ushqimore të pasur me vitaminë D dhe kalcium, frekuentimi i detit, plazhit që në fëmijëri, që në moshat pediatrike, mbi 30 ditë në vit duhet të ekspozohet me plazhin një fëmijë, me detin.

    Për ajrin apo për kontaktin me ujin?

    Ergeta Ktona: Për diellin, për notin, për ajrin dhe për sistemin nervor, për të gjitha. Nga ana tjetër, diferenca ndërmjet llojit të dritës. Ne ekspozohemi shumë në dritë elekrike.

    Në fakt ajo çfarë duhet të bëjmë është të ekspozohemi në dritë dielli. Nga ana tjetër, produktet ushqimore që ne konsumojmë, janë të varfra në vitaminë D dhe kalcium.

    Aktiviteti fizik që fëmija duhet të fillojë që në moshë të vogël, nuk është se forcon vetëm muskujt, një lëvizje nuk ndikon vetëm mbi qelizën muskulare, lëvizja ndikon edhe në qelizën kockore. Kjo e bën që ajo të jetë më e fortë në të ardhmen.

    Një dietë e balancuar ushqimore, një dietë me balancë të proteinave, karbohidrateve dhe yndyrnave, një kujdes i shtimit të peshës, një menaxhim i peshës, të bërit pjesë e jetës një aktiviteti fizik dhe sportiv, të bërit kur është e mundur, ne jo vetëm që nuk i ndahemi makinës, ne s’përdorim as transport publik, atë që kemi nuk e përdorim aq sa duhet.

    Kur një zonjë fillon të realizojë shtatzëninë, duhet të fillojë e të marrë të gjitha masat që atë pjesë të kalciumit dhe vitaminës D që ia jep fëmijës, ta zëvendësojë te vetja./tvklan.al

    kocka te forta vitamina d
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    “Inshallah” nga Anne Hathaway bëhet virale, fansat reagojnë masivisht

    April 21, 2026

    Trump zgjat armëpushimin me Iranin, SHBA mbajnë “bllokadën detare” në gatishmëri

    April 21, 2026

    Nëna denoncoi të birin pasi pranoi vra*jen e trefishtë në Podgoricë, detaje nga ngjarja ku mbetën viktima dhe dy vëllezër shqiptarë

    April 21, 2026

    “E hodhën si plehra”/ Nëna e 19-vjeçares shqiptare në Greqi kërkon drejtësi për vajzën e saj

    April 21, 2026
    Mos e humb
    Fokus April 5, 2026

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Nga Flogert Muça Në diskursin politik shqiptar, sa herë që procesi i integrimit në Bashkimin…

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    “Po pushton Tiranën”/ Pse Philipp Plein i adhuron shqiptarët? (VIDEO)

    Ish-shoqëruesi besnik i Fatos Nanos: Arben Ahmetaj, dy fjalë kam për ty

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Parashikimi i horoskopit 21 Prill, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit 20 Prill, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Mundësi të reja në horizont/ Tre shenjat e Horoskopit që do të përjetojnë ndryshime të mëdha deri në fund të Prillit

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.