Ndërkohë që opozita po proteston dhe ka bllokuar 6 pika nevralgjike në vend të akseve rrugore, grupe policie janë dislokuar edhe në disa pika në kryeqytet.
Forca policie janë parë pranë ministrisë së Brendshme, Bashkisë së Tiranës dhe kryeministrisë.
Policia i druhet ndoshta një dalje nga agjenda e një spostim të mundshëm, që protestuesit më të afërt janë tek rrethrrotullim i sheshit Shqiponja.
Sakaq, nuk dihet skenari i PD pas orës 20.00, orar kur edhe është njoftuar përmbyllja e saj.


