PRISHTINË– Tre ditë më parë, të shtunën e 26 Tetorit, këngëtarja e njohur shqiptare, Dafina Zeqiri i ka dhënë fund beqarisë duke kurorëzuar dashurinë e saj në martesë me Kreshnik Gjergjin.
Mbrëmjen e djeshme ajo ka publikuar disa foto ku shfaqet me fustanin e nusërisë, ndërsa ka zgjedhur të ndajë disa momente me motrën e saj.
Kujtojmë që në dasmën e këngëtares një prej motrave të saj nuk ndodhej në këtë ditë kaq të rëndësishme për artisten. Por ajo as nuk e uroi në rrjetet sociale, teksa në ditën e dasmës së Dafinës ajo publikon një InstaStory me djalin e saj disa muajsh.




Ftoi VIPA, miq e të afërm, në dasmën e Dafina Zeqirit mungonte motra e saj e madhe (FOTO)


