PRISHTINË– Në Big Brother VIP Kosova3, pothuajse çdo moment ka debate të ashpra mes banorëve. Mbrëmjen e kësaj të diele është përplasur këngëtarja Rovena Stefa dhe modelja Drenusha Latifi.
Teksa po rrinin në oborr, të dyja janë përplasur me njëra-tjetrën ku ironia nuk ka munguar në asnjë moment mes tyre.
Artistja shqiptare e ka akuzuar modelen se përdor fjalor të papërshtatshëm, ndërsa Latifi ka zgjedhur që t’i përgjigjet deri në një moment, më pas e ka injoruar.
DEBATI STEFA-LATIFI:
Drenusha Latifi: Kontrolloje veten pak
Rovena Stefa: Unë jam shumë në rregull. Ke edhe fjalor të pisët.
Drenusha Latifi: Publiku po njëh një mashtruese, që bullizon pa folur dhe thotë fjalori. Del edhe gënjen se nuk po del askund. I ka ato të vetat të kohës së lashtë, nuk po ndez edhe kaq.
Rovena Stefa: E gjete. Ka nis loja, mbaji nervat se vetëm një javë ke brenda. Një javë dhe eskalove, më vjen keq për ty.
Drenusha Latifi: Ti vetë fillove.
Rovena Stefa: Tërë ditën merreni me emrin tim. Merr mikrofon dhe këndo, të ta dëgjojmë zërin njëherë.
Drenusha Latifi: Unë kam qenë këngëtare, kam qenë misss.
Rovena Stefa: Missi iku…
Drenusha Latifi: Akoma e bukur jam. Ti merr mikrofonin dhe këndo, se kështu…
Rovena Stefa: Ty nervat ti kam bërë copë. Fol prapë pistë se të shkon, si grua, nënë, zonjë./Radar.al


