Korçë- Një sherr në një lokal lagjeje për pak i ka kushtuar jetën një 53 vjeçari. Ai është dërguar për ndihmë mjekësore në Spitalin e Traumës në Tiranë, pasi gjendja e tij është përkeqësuar për shkak të plagëve të shkaktuara nga dhuna.
“U ndalua me iniciativë shtetasi K. R., 41 vjeç, banues në Korçë, pasi në datën 23.10.2024, në një lokal në lagjen nr. 8 Korçë, është konfliktuar fizikisht me shtetasin S. S., 53-vjeçar, banues në Korçë.
Më datën 25.10.2024, 53-vjeçari, nuk është ndjerë mirë, dhe është dërguar nga familjarët për mjekim në spital dhe aktualisht ndodhet në Spitalin e Traumës në Tiranë për mjekim të specializuar”, bëri me dije policia.


