Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Vijon ngërçi në Kuvend, Peleshi: Mbyllet seanca për një orë pushim

    Mbante arsenal a*matimi dhe municionesh në banesë, arrestohet 43-vjeçari

    Në Shqipëri po ecën vetëm aktiviteti i pasurive të paluajtshme dhe më pak hotelet

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Aktualitet

    Disa kohë më parë ministrat britanike bënin deklarata raciste për emigrantët shqiptarë, ja çfarë po ndodh tani

    October 26, 2024

    Lufta ndaj krimit të organizuar është vendosur në fokusin e task-forcës ndër-ministeriale Shqipëri-Britani e Madhe, ngritur në vitin 2022.

    Ministria e Brendshme Home Office thotë se “përmes një bashkëpunimi të përbashkët të paprecedentë Britania e Madhe dhe Shqipëria përmes agjencive ligj-zbatuese kanë rritur partneritetin e tyre operacional kundra krimit të organizuar të përfshirë në transportin e parave, armëve dhe të drogës”.

    Gjatë shtatë muajve të fundit “Departamenti i Policisë Kriminale” , “Departamenti policisë Kufitare dhe Migracionit ” në Shqipëri bashkë me NCA “Agjencinë Kombëtare Kundra Krimit” në Britani, janë përfshirë në operacionin e quajtur “Marewood”.

    Nga kontrollet në të gjitha pikat kufitare shqiptare tokësore, detare dhe ajrore përfshi aeroportet e Londrës, janë kapur disa qindra mijëra stërlina të përfituara nga kriminaliteti dhe po silleshin drejt Shqipërisë.

    Falë shkëmbimit të informacionit me NCA dhe kontrolleve të shtuara në kuadër të operacionit “Marewood” në pikën kufitare të Portit të Durrësit është kapur 7 kilogram kokainë si dhe armë zjarri me destinacion final Britaninë e Madhe.

    Ndërsa në disa raste në pikën kufitare të Hanit të Hotit dhe në Aeroportin e Rinasit janë kapur para cash në monedhën Sterlina, duke tentuar për ti futur në Shqipëri.

    Për llogari të operacionit “Marewood” në Shqipëri dhe Britaninë e Madhe janë disa persona të arrestuar e akuzuar për vepra të ndryshme penale në pritje të gjykimit në gjykatat shqiptare dhe ato britanike.

    Home Office thotë se ë 16 Tetor 2024 sekretarja britanike për punët e brendshme Yvette Cooper dhe ministri i brendshëm shqiptarë Ervin Hoxha, patën diskutime konstruktive me njëri tjetrin, duke u dakortësuar në ardhjen në Tiranë të disa zyrtarëve të lartë të Home Office, përpara Krishtlindjeve për të thelluar bashkëpunimin kundra krimit të organizuar.

    Angela Eagle ministre për sigurinë e kufijve dhe azilin deklaroi se “Britania e Madhe dhe Shqipëria po dëshmojmë vullnet në shkatërrimin e grupeve të krimit të organizuar të cilët rekrutojnë njerëz në nevojë dhe sjellin mizori në vendet tona”.

    Ndërsa ministri i brendshëm Ervin Hoxha e komenti punën e Task-Forcës si suksesshme duke theksuar se “jemi ekstremisht të kënaqur se çfarë është arritur në këtë bashkëpunim mes agjencive shqiptare dhe ato të Britanisë së Madhe në përballjen me krimin e organizuar. Kemi arsye të forta të besojmë se ky bashkëpunim do të forcohet më tej duke e çuar përpara”./TCH

    Kujtojmë se pak kohë pas deklaratave raciste të Sekretares së Brendshme, Suella Braverman ndaj emigrantëve shqiptarë, e ashpër ka qenë dhe gjuha e përdorur nga ministri britanik të Emigracionit, Robert Jenrick. Në një video-mesazh për mbështetësit e tij, ministri ka kërkuar që shqiptarët që shkojë në Britani të arrestohen nga autoritetet dhe të rikthehen në Tiranë.

    “Shqipëria nuk është një vend i shkatërruar nga lufta dhe është shumë e vështirë të argumentohet se kërkesat për azil janë legjitime”- tha Braverman.

    Braverman tha se shqiptarët gënjenin për arsyen përse largoheshin nga vendi dhe shumë prej tyre i etiketoi si persona me rekorde kriminale.

    Ndaj kësaj deklarate është përgjigjur edhe kryeministri, Edi Rama i cili i konsideroi deklaratat e saj si “britmë në çmendinë”. Kreu i qeverisë pati deklaruar  asokohe se ishte përgjegjësi e Britanisë që të bashkëpunonte për të menaxhuar situatën me emigrantët e paligjshëm shqiptarë që mbërrijnë me gomone në Mbretërinë e Bashkuar.

    Komente këto të Ramës që solli më vonë edhe një marrëveshje të përbashkët mes dy qeverive, që do mundësonte uljen e shqiptarëve që shkonin në Britaninë e Madhe përmes kanalit La Mansh.

    emigrantet shqiptare ne britani Suella Braverman
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Vijon ngërçi në Kuvend, Peleshi: Mbyllet seanca për një orë pushim

    June 18, 2026

    Mbante arsenal a*matimi dhe municionesh në banesë, arrestohet 43-vjeçari

    June 18, 2026

    Në Shqipëri po ecën vetëm aktiviteti i pasurive të paluajtshme dhe më pak hotelet

    June 18, 2026

    Balla: Protestat ia morën sheshin Berishës, humbësi më i madh është ai

    June 18, 2026
    Mos e humb
    Fokus June 18, 2026

    Kampionë të lirisë

    Albatros Rexhaj Mbrëmjen e të mërkurës isha te Arena për të parë ndeshjen. Mbaroi, dolëm,…

    Starton të hënën “Pjaca në Radar” me Alfred Pezën

    Spiropali, ose çmimi i një diagnoze me vonesë

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Parashikimi i horoskopit 18 Qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Zbuloni çfarë kanë rezervuar yjet për ju, horoskopi 16 Qershor 2026

    Parashikimi i horoskopit 15 Qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.