Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Nufi: Aksi Milot–Balldren, një korridor zhvillimi për Veriun e Shqipërisë

    Raporti/ SHBA e shqetësuar se Izraeli po spiunon zyrtarë të lartë amerikanë

    “Dyfisho sipërmarrjen tënde”, ja si do të mbështeten bizneset shqiptare! Qeveria jep detajet e programit

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Aktualitet

    Gruaja e tradhton dhe e braktis bashkë me tre fëmijët, por 36-vjeçari gjen të katërtin në gjendjen civile

    October 26, 2024

    Një 36-vjeçar rrëfen se pas 12 vite martesë, nga e cila ka 3 fëmijë, në fundit të vitit 2020, gruaja e tradhton dhe largohet nga banesa.

    Ajo i braktisi atë dhe fëmijët. I riu bën denoncim në polici, pret 3 muaj dhe më pas kërkon divorcin.

    Denoncuesi: I ka thënë “mami po ikën në punë, mos u bëni merak, do iki dhe do të kthehem shumë shpejt”. Ndërkohë unë kam qenë në punë, kam ardhur dhe i kam pyetur fëmijët ku është, “është në punë babi”. Kam bërë një denoncim te rajoni nr.4, prita 3 muaj, unë e marr vesh nga prindërit e vet që “edhe neve na ka ikur nga shtëpia”. Derisa s’do fëmijët e vet, unë u hyra procedurave për divorc.

    Gjykata e Shkallës së parë pranon zgjidhjen e martesës dhe i jep kujdestarinë atij.

    Për shkak se ishte jashtë denoncuesi tregon se çoi nënën në gjendjen civile të njësisë nr. 4 me vendimin e gjykatës për ta regjistruar, por aty i thonë se nuk figuron më në njësinë 4 por në Kashar. Ish-gruaja i kishte ndryshuar vendbanimin, duke e çuar bashkë me tre fëmijët në Kashar. Kur zotëria shkon vetë në Kashar, zbulon se përvec tre fëmijëve, ish-bashkëshortja i kishte shtuar edhe një fëmijë të katërt që e kishte lindur pas ndarjes.

    “Unë me thënë të drejtën preokupohem gjithmonë për fëmijën. Jam i detyruar të punoj edhe me orë të zgjatura, korrier te posta. 450 mijë lekë, nga ora 9 deri në orën 5. Jam i detyruar të punoj edhe jashtë orarit për t’ia dalë për të ushqyer këto tre fëmijë, falë dy prindërve të mi që përkujdesen dhe përkushtohen ndaj fëmijëve të mi. Kam ato që ia dal. Pensionin ushqimor…Shpresoj që gjykata të vërë dorën në zemër për një baba të vetëm që përkushtohet për këto fëmijë dhe kjo çështje të kalojë me përparësi në apel”, tha ai per emisionin Stop.

    burri gjen femijen e katert ne gjendje civile tradhti
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Nufi: Aksi Milot–Balldren, një korridor zhvillimi për Veriun e Shqipërisë

    June 6, 2026

    Raporti/ SHBA e shqetësuar se Izraeli po spiunon zyrtarë të lartë amerikanë

    June 6, 2026

    “Dyfisho sipërmarrjen tënde”, ja si do të mbështeten bizneset shqiptare! Qeveria jep detajet e programit

    June 6, 2026

    Lufta me Iranin po shkakton një krizë të re

    June 6, 2026
    Mos e humb
    Fokus May 11, 2026

    Starton të hënën “Pjaca në Radar” me Alfred Pezën

    TIRANË- Një podcast i ri i dedikuar tregut të pasurive të paluajtshme, arkitekturës, arredimit dhe…

    Spiropali, ose çmimi i një diagnoze me vonesë

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Parashikimi i horoskopit 3 Qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit 29 Maj, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit për sot, 28 Maj 2026

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.