Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Shqetësimi i BE: Rrjetet sociale po ndikojnë negativisht në shëndetin mendor të të rinjve

    Drejt ribotimit “Sekreti i fshehur në libra” i shkrimtares së njohur Rovena Rrozhani

    Urdhër-arrest për tre ndërtues/ Hetimet për zyrtarët e IMT dhe IKMT për 2 kate mbi leje, një tjetër biznesmen detyrim paraqitje

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Botë

    Ministri i sanksionuar rus në Beograd: Moska e çmon politikën e balancuar të Serbisë

    October 25, 2024

    Ministri i Zhvillimit Ekonomik të Rusisë, Maksim Reshetnikov, ka thënë të premten gjatë një vizite në Beograd se Moska e “çmon politikën e balancuar” të Serbisë dhe qëndrimin e saj për të mos vendosur sanksione ndaj Rusisë, tha Qeveria serbe në një komunikatë.

    Reshtnikov u takua me kryeministrin e Serbisë, Millosh Vuçeviq, në kryeqytetin serb dhe ata biseduan për forcimin e mëtejshëm të bashkëpunimit ekonomik dhe të përgjithshëm ndërmjet dy vendeve, thuhet në njoftim.

    Reshetnikov është në mesin e një numri zyrtarësh nga Moska që janë nën sanksione perëndimore për shkak të pushtimit të Ukrainës nga Rusia, që nisi më 2022.

    Serbia thotë se e mbështet integritetin territorial të Ukrainës, por ajo nuk po pranon të rreshtohet përkrah Bashkimit Evropian – pjesë e të cilit synon të bëhet – për të vendosur sanksione ndaj Rusisë, ndërsa përfaqësuesit e autoriteteve në Beograd vazhdojnë të mbajnë lidhje me Kremlinin.

    Në njoftimin e Qeverisë së Serbisë, thuhet se kryeministri, duke folur për sanksionet ndaj Rusisë, ka thënë se Serbia “përkundër presioneve të mëdha udhëheq një politikë të lirë dhe të pavarur” dhe se ka bashkëpunim të mirë si me Rusinë ashtu edhe me Bashkimi Evropian, Kinën dhe vende të tjera.

    Rusia është mbështetja më e madhe e Serbisë në kundërshtimin e pavarësisë së Kosovës, të cilën Prishtina e shpalli më 2008.

    Vuçeviq gjatë bisedës ka theksuar se Serbia është e gatshme të diskutojë për vazhdimin e kontratës për furnizim me gaz rus dhe se marrëveshja nga Shën Petersburgu për furnizim shtesë me gaz gjatë sezonit dimëror është e një rëndësie të madhe për Serbinë.

    Prej fillimit të pushtimit rus të Ukrainës, Serbia ka nisur të punojë për gjetjen e burimeve të tjera të furnizimit, por gazi ende kryesisht vjen nga Rusia.

    Vuçeviq e falënderoi Rusinë që e ftoi Serbinë të marrë pjesë në samitin e BRICS, një grup i kryesuar nga nga vende si Rusia, Kina dhe India

    Një delegacion prej katër anëtarësh nga Qeveria e Serbisë mori pjesë në samitin e BRICS në Kazan, Rusi, nga 22 deri më 24 tetor.

    Vuçeviq theksoi se biseda mes presidentëve të dy vendeve, Aleksandar Vuçiq dhe Vladimir Putin, paraqet “vrull të ri për marrëdhëniet e përgjithshme dypalëshe ndërmjet Serbisë dhe Rusisë”.

    Pas një bisede telefonike më 20 tetor, Vuçiq tha se e falënderoi Putinin “që më siguroi se Rusia do t’i japë mjaftueshëm gaz Serbisë këtë dimër”.

    Reshetnikov tha se Serbia dhe Rusia mund ta përmirësojnë bashkëpunimin në ekonomi, si dhe në fusha të tjera, si energjetika, tregtia, bujqësia, transporti, sipas njoftimit.

    Ai gjithashtu shprehu gatishmërinë që kompanitë ruse të marrin pjesë në të gjitha projektet me rastin e ekspozitës ndërkombëtare EXPO 2027, e cila do të mbahet në Beograd.

    Në të njëjtën ditë, kur ministri ruse nën sanksionet perëndimore po viziton Serbinë, në Beograd ndodhet edhe presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen.

    Von der Leyen është duke e kryer një turne në gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor, për të biseduar me zyrtarët e tyre për Planin e Rritjes së Bashkimit Evropian me vlerë gjashtë miliardë euro dhe përparimin e tyre drejt integrimit evropian./rel

    Beograd Rusi
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Shqetësimi i BE: Rrjetet sociale po ndikojnë negativisht në shëndetin mendor të të rinjve

    June 16, 2026

    Drejt ribotimit “Sekreti i fshehur në libra” i shkrimtares së njohur Rovena Rrozhani

    June 16, 2026

    Urdhër-arrest për tre ndërtues/ Hetimet për zyrtarët e IMT dhe IKMT për 2 kate mbi leje, një tjetër biznesmen detyrim paraqitje

    June 16, 2026

    Shqipëria proteston, burri i Spiropalit bën karshillëk me rolex-in e tij

    June 16, 2026
    Mos e humb
    Fokus May 11, 2026

    Starton të hënën “Pjaca në Radar” me Alfred Pezën

    TIRANË- Një podcast i ri i dedikuar tregut të pasurive të paluajtshme, arkitekturës, arredimit dhe…

    Spiropali, ose çmimi i një diagnoze me vonesë

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Zbuloni çfarë kanë rezervuar yjet për ju, horoskopi 16 Qershor 2026

    Parashikimi i horoskopit 15 Qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit 13 Qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.