FIER– Mbrëmjen e djeshme ka ndodhur një ngjarje e rëndë në Fier. 42-vjeçari Altjon Sulejmani, i cili tashmë ka përfunduar pas hekurave, akuzohet se i ka vënë flakën banesës së prindërve të moshuar në lagjen “15 Tetori” në Fier.
Nga hetimet paraprake, rezulton se 42-vjeçari i ka vënë zjarrin banesës ku jetonte bashkë me prindërit, më pas i ka mbyllur dyert në mënyrë që të mos dilnin dhe është larguar.
Të moshuarëve ju ka ardhur në ndihmë një nga fqinjët i cili ka treguar më gjerë mbi këtë ngjarje të rëndë.
“U ktheva nga puna, më thotë xhaxhi “o Romeo, ndihmë”. U futa midis zjarrit. Shkova i ndihmova unë, e di gjithë lagjia. Unë shkova i nxora. U futa mes zjarrit, nuk mund të hynte shteti se kishte shumë zjarr. Unë e fika me kova uji, më ndihmuan dhe komshinjtë. Nxora një herë babanë te ballkoni, pastaj e nxora zonjën megjithë shtetin. Debatova me zjarrfikësen. I thosha “hyni brenda”, talleshin me mua.”- u shpreh i riu Romeo Mersini./Radar.al


