FIER– Mbrëmjen e së mërkurës dy të moshuar rreth 75-vjeç, janë përballur me vdekjen teksa në banesën ku qëndronin, djali i tyre 42-vjeçar tentoi t’i vriste duke vendosur flakën e më pas u largua.
Të dy kanë kaluar natën nën kujdesin e mjekëve në Spitalin Rajonal Fier.
Lidhur me këtë ngjarje komshinjtë tregojnë se e moshuara ishte prej vitesh e paralizuar, ndërsa dyshojnë se zjarrvënia është vënë ng djali i tyre me probleme të shëndetit mendor, i arrestuar tashmë.
Ka qenë Ilir Mehrizvani, i cili ka kuptuar i pari të moshuarin teksa kërkonte ndihmë në dritare, duke vrapuar për t’i shpëtuar edhe pse flakët ishin të mëdha.
Ai ka treguar se të moshuarit ishin të traumatizuar, duke theksuar se fatmirësisht zjarri nuk përfshiu dhomën e gjumit ku ndodhej e shtrirë e moshuara e paralizuar.
“Doli ai plaku në katin e katërt, po bërtise “ndihmë”. Hipa lartë, por dera ishte e blinduar nuk e hap. Komshia kishte çelësin, e hapëm, më pas erdhi zjarrfikësja. Ishin të frikësuar në panik, gjithë ai zjarr i madh po u fuste në dhomë.”-tha fqinji i çiftit.
Një tjetër banor ka treguar se gruaja kishte rreth 25 vite që ishte e paralizuar dhe është nxjerrë nga banesa me barrelë.
“Gruaja është e paralizuar, më erdhi shumë keq, ka 25 vite e paralizuar. E nxorën me barela, e pashë nga pallati. Pyeta çfarë ka ndodhur, më thanë ka vënë zjarri Tani, i biri. Është me probleme ai.”– tha një tjetër banor.
“Blutë” e Fierit kanë vënë në pranga autorin e ngjarjes, që është djali i të moshuarve, 42-vjeçarin Altjon Sulejmani.
Raportohet se i ka vënë zjarrin banesës, ka mbyllur prindërit e tij brenda duke kyçur dyert dhe më pas është laguar. Ndër të tjera mësohet se më parë ka ushtruar dhunë ndaj prindërve të tij.
I vendosi zjarrin banesës për të vrarë prindërit e tij të moshuar, arrestohet 42-vjeçari


