Një ngjarje e pazakontë mësohet të ketë ndodhur në SHBA ku një qenushe rrezikoi jetën duke u ndalur në rrugë mes makinave në lëvizje, vetëm që të shpëtonte jetën e pronarit të saj.
I moshuari mbeti i plagosur në një zonë të paarritshme dhe Gita (qenushja), duke parë se nuk mund të ecte, mendoi të vraponte drejt rrugës më të afërt.
Sapo arriti në rrugë ajo ndaloi në qendër, në përpjekje për të ndaluar makinat që kalonin në atë aks rrugor.
Fatmirësisht në atë moment kaloi zëvendës-sherifi Ëright i cili teksa pa qenushen vetëm dhe të shqetësuar menjëherë dyshoi se diçka nuk shkonte mirë.
Fillimisht ai u përpoq t’i afrohej kafshës, duke u përpjekur ta fuste në makinë, por Gita nuk po lëvizte.
E kështu teksa komunikoi me banorët e zonës, polici arriti të gjurmojë pronarin e qenushes.
Kishte diçka që nuk shkonte kështu që oficeri Ëright u kthye te qenushja, e cila e drejtoi atë në një rrugë shumë të pjerrët, deri në një kabinë.
Pranë kabinës gjendej i moshuari . 84-vjeçari, përveç kushteve mjekësore që kërkonin marrjen e disa medikamenteve, kishte rënë dhe kishte lënduar këmbën.
“Ai kishte qenë atje për orë të tëra dhe nëse nuk do të ishte gjetur mund të kishte pasoja edhe më të rënda. Ne i japim meritën Gitës. Ajo i shpëtoi jetën. Besnikëria dhe heroizmi ne bën të mendojmë se ata janë miqtë më të mirë të njeriut’’, thuhet në shënimin e policisë./ Todayit


