SHBA– Në një video të publikuar nga “Daily Mail” shihet momenti kur Diddy fton një vajzë 13-vjeçare në një festë në vitin 2003.
Sean ‘Diddy’ Combs shihet duke ftuar aktoren e The Ring, Daveigh Chase në një festë për një event të MTV, pasi i dhuroi asaj një çmim në skenë. Diddy ishte në VMA për të prezantuar kategorinë më të mirë ‘Best Villain’ me Ashton Kutcher, të cilën Chase e fitoi.
“A do të vish në festë sonte?”-pyet ai 13-vjeçaren në video.
Kur Chase i konfirmon se do të shkojë në festën e tij, ai bën një të qeshur rrëqethëse./Radar.al


