Siç raportoi edhe më herët Radar.al, Ilir Meta nuk ka qenë aspak i qetë në seancën e sotme në GJKKO, u ka pasur tension, ka ngritur zërin dhe ka ofenduar kreun e SPAK Altin Dumanin.
Burimet thanë se Meta është ankuar për mënyrën e arrestimit të tij nga agjentët e BKH, më 21 tetor, tek Kthesa e Kamzës, teksa kthehej nga Kosova.
“Më keni arrestuar me urdhër të narkoshtetit, merrni urdhër nga Rama, është shkelje e ligjit”, mësohet të ketë thënë Meta.
Dy ditë pas arrestimit të Ilir Metës, zyrtari i ambasadës amerikane shkon në zyrën e Ilir Prodës
Meta ka përdorur deklarata me tone të ashpra ndaj prokurorëve të SPAK, teksa zëri i tij dhe tonet e larta të përdorura janë dëgjuar deri në oborrin e SPAK.
Ai madje ka kërcënuar Dumanin, pasi e cilësoi “qen”, se “mbaje mend çfarë kam për të të bërë”.
Ndërkohë mësohet se Dumani dhe dy prokurorët e tjerë kanë qendruar të qetë përballë toneve të ashpra të Metës në sallën e gjyqit.


