TIRANË– Monika Kryemadhi pas daljes nga GJKKO ka folur për mediat për akuzat që rëndojnë mbi të dhe Ilir Metën.
Monika ka folur edhe për njohjen me biznesmenin Adrian Shatku, duke u shprehur se e ka kushëri.
“Adrian Shatku është kushëriri im. Ka dashur të vijë në Shqipëri sepse biznesi i tij nuk ka lidhje me politikën. E gjithë infrastruktura e shtetit shqiptar nuk ofron atë që duhet. Ka marrë një leje të fibrës optike nga Genc Pollo dhe Sali Berisha, me ligj. Nuk ja ka dhënë Monika Kryemadhi as Ilir Meta. Ilir Meta ka shkuar shumë keq me këtë kushëririn tim. Ilir Meta nuk ka pasur marrëdhënie të mira me njerëzit e mi, sepse po të kishte do të ishin në poste drejtuese. Sot e kësaj dite e ke monopol fibrën optike. Zoti Adrian Shatku ka bërë kërkesë. Unë e kam prezantuar me kryeministrin Rama, me ministren në atë kohë Milena Harito. SPAK gënjen.”- ka deklaruar Kryemadhi.


