TIRANË– Këngëtarja e mirënjohur , Dafina Zeqiri, përmes një InstaStory ka ndarë një moment të veçantë me ndjekësit e saj, duke publikuar një foto emocionuese nga nata e kurorëzimit të saj me Kreshnik Gjergjin.
Ajo shihet teksa ka thyer gjunjët duke ulur për t’i vendosur unazën partnerit të saj.
Ky moment i rëndësishme për çiftin shënon një kapitull të ri dhe të paharrueshëm në jetën e tyre. Në foton që ka postuar Dafina i ka bërë një dedikim romantik Kreshnikut, me fjalët më të ndjera.

“Të dua sot, nesër, javën e ardhshme dhe për gjithë pjesën tjetër të jetës time”- shkruan këngëtarja./Radar.al


