Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Ambasada amerikane uron Trump për 80-vjetorin e lindjes: Një patriot i palodhur që lufton çdo ditë për vendin që do

    Përplasja e fortë me Ramën, reagon për herë të parë Sidorela Gjoni: Nuk do të ndalem…

    Tjetër tërmet i fortë në Greqi, ja sa ishte magnituda në Methoni

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Aktualitet

    Gjykata nuk e bllokon dot më tani/ Italia miraton ligj të ri për deportimin e emigrantëve në Shqipëri

    October 22, 2024
    Përplasja mes Melonit dhe Gjykatës së Romës, mbërrin në Bari anija me 12 emigrantët që u nisën sot nga Shëngjini
    Anija me 12 emigrantet kthehet ne Bari

    Qeveria italiane miratoi të hënën një ligj të ri që synon të tejkalojë pengesat juridike për zbatimin e marrëveshjes së debatueshme me Shqipërinë për emigrantët. Sipas dekretit të ri, që ka hyrë menjëherë në fuqi, qeveria italiane ka shkurtuar listën e vendeve që i konsideron të sigurta. Emigrantët që nuk do të fitojnë statusin e azilantit nuk do të deportohen drejt vendeve të pasigurta. Numri i vendeve që Italia i konsideron të sigurta, është zvogëluar tashmë në 19, nga 22 që ishin më parë. Nga lista janë përjashtuar Kameruni, Kolumbia dhe Nigeria.

    Vendimi u mor pasi gjykata në Romë rrëzoi masën e ndalimit për 12 emigrantët e parë të dërguar në qendrën e pritjes së emigrantëve në Shqipëri. Gjykata vendosi se vendet e tyre të origjinës, Bangladeshi dhe Egjipi, nuk ishin vende të sigurta për rikthimin e tyre. Pas vendimit të gjykatës, emigrantët u rikthyen në Itali, ku mund të riaplikojnë për azil.

    Qeveria vendosi ta bëjë ndryshimin me një akt ligjor, në vend të një vendimi të qeverisë, duke e bërë kështu më të vështirë bllokimin e tij në gjykatë.

    “Ligji është në përputhje me vendimet e Gjykatës Evropiane të Drejtësisë. Hoqëm pra nga lista origjinale tre vende, të cilat gjatë vlerësimit rezultuan se në pjesë të territorit të tyre ka probleme që nuk na lejojnë t’i konsiderojmë plotësisht të sigurta”, tha ministri i Brendshëm italian, Matteo Piantedosi.

    Vendimi i gjykatës së Romë u motivua në veçanti nga një vendim i marrë rishtazi nga Gjykata Evropiane e Drejtësisë, e cila vendosi se një vend mund të konsiderohet i sigurt për rikthimin e emigrantëve, vetëm nëse i gjithë territori i atij vendi është i sigurt. Bllokimi nga gjykatat italiane u bë pengesa e parë ligjore për marrëveshjen pesëvjeçare mes Shqipërisë dhe Italisë për strehimin e përkohshëm të rreth 3 mijë emigrantëve në muaj, që kapen në det nga roja bregdetare italiane. Kryeministrja italiane Giorgia Meloni e ka mbrojtur marrëveshjen e arritur me Shqipërinë, si një “model” të mënyrës së trajtimit të emigrantëve të paligjshëm dhe ndryshimi i ri ligjor përpiqet të ruajë këtë imazh.

    “Mbërritëm në këtë pikë, pasi gjithçka e pati origjinën nga një vendim i Gjykatës Evropiane të Drejtësisë, që është shumë kompleks dhe shumë i mirë-artikuluar dhe ndoshta nuk u kuptua dhe u lexua siç duhet”, tha ministri i Drejtësisë, Carlo Nordio.

    Organizatat e të drejtave të njeriut dhe grupet e aktivistëve në Mesdhe e kanë kritikuar marrëveshjen Itali-Shqipëri, si një precedent i rrezikshëm që shkel ligjet ndërkombëtare. Disa ekspertë ligjore gjithashtu vënë në dukje se as ndryshimet më të fundit të qeverisë italiane nuk do të jenë në gjendje t’u ofrojnë zgjidhje për konfliktet e ardhshme ligjore, pasi vendimet e BE-së mbizotërojnë ndaj ligjeve të vendeve anëtare./VOA

    emigrantet ne shqiperi italia ligji i ri
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Ambasada amerikane uron Trump për 80-vjetorin e lindjes: Një patriot i palodhur që lufton çdo ditë për vendin që do

    June 14, 2026

    Përplasja e fortë me Ramën, reagon për herë të parë Sidorela Gjoni: Nuk do të ndalem…

    June 14, 2026

    Tjetër tërmet i fortë në Greqi, ja sa ishte magnituda në Methoni

    June 14, 2026

    Botërori 2026/ Gjermania nuk tregon mëshirë dhe turpëron Kurasaon me 7 gola

    June 14, 2026
    Mos e humb
    Fokus May 11, 2026

    Starton të hënën “Pjaca në Radar” me Alfred Pezën

    TIRANË- Një podcast i ri i dedikuar tregut të pasurive të paluajtshme, arkitekturës, arredimit dhe…

    Spiropali, ose çmimi i një diagnoze me vonesë

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Parashikimi i horoskopit 13 Qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Zbuloni çfarë kanë rezervuar yjet për sot, horoskopi 11 Qershor 2026

    Parashikimi i horoskopit 3 Qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.