TIRANË– Monika Kryemadhi teksa ka folur sot në një konferencë për media për masën që GJKKO ka dhënë pas arrestimit të Ilir Metës, ka folur edhe për divorcin, si dhe dashurinë e saj ndaj ish-bashkëshortit.
“Që të jemi të sinqertë çdo gjë e kam menduar, por divorcin nuk e kisha menduar ndonjëherë. Mund të kisha krim pasioni me Ilir Metën por divorcin nuk e kisha menduar kurrë. Unë e kam dashur dhe e dua, s’ka rëndësi çfarë bën. Është babai i fëmijëve të mi. Më ka lënë të jem vetvetja, por kur një gjë mbaron, mbaron, nuk e mban dot me zor. Nuk është çështja te rikthimi, është çështja tek ajo se si ndihesh. rioritetet e një gruaje si puna ime janë fëmijët.Në një moshë të re mund të vrisja veten për Ilir Metën si Romeo me Zhuljetën, por tani e vras veten vetëm për fëmijët. Ilir Meta është një politikan patriot. Kur të përfundojnë paratë tona në bankat e Serbisë dhe të mos kemi para as për rrogat do dalin fjalët e Ilir Metës. Diagnostikimet për politikën shqiptare, Ilir Metës i kanë dalë gjithnjë.”- tha Kryemadhi.


