TIRANË-Monika Kryemadhi ditën e sotme ka folur në një konferencë për shtyp sa i përket masës që GJKKO ka dhënë për të dhe ish-bashkëshortin e saj, Ilir Meta.
Teksa është pyetur nga gazetarët nëse do ta vizitojë në burg Ilir Metën, ajo ka thënë se ka prej shtatë muajsh që nuk kanë komunikuar, prandaj edhe një vizitë nga ana e saj në burg nuk do të ketë.
“Komunikimi im me Ilir Metën është zero prej 7 muajsh. Në këtë çështje do të punojmë të ndarë. Masa e arrestit ndaj Ilir Metës është për të zhvilluar debatin familjar mes nesh. Edhe nëse dua ta vizitoj, nuk pranon ai. Kemi qenë dashur shumë me njëri-tjetrin. Kemi ecur përdore për 33 vjet. Kemi dy rrugë ose të dalim në rrugë, ose të rimë në shtëpi të presim rradhën.”- ka thënë Kryemadhi.


