Siç dhe ju kemi raportuar gjatë ditës së sotme Ilir Meta është vënë në pranga, ndërsa Pirro Xhixho për shkak të moshës u njoh me masën “arrest shtëpie”, ndërsa Monika Kryemadhi është lënë në masën “detyrim paraqitje”.
Kryemadhi nuk është e vetmja që është lënë në këtë masë sigurie.
SPAK caktoi masën”detyrim paraqitje” edhe për Ema Çokun.
Kjo e fundit, ndonëse mbetet figurë e panjohur për publikun, mësohet se është një mikeshë e ngushtë e Monika Kryemadhit.
Në emër të saj ka kompaninë “B.S.K.”, me objekt: Realizim i projekteve interior, eksterior design. Import dhe eksport te artikujve te veshmbathjes si dhe tekstileve te ndryshme. Qepje perdesh, mobilim ambientesh ne shtepi dhe ne institucione. Mirembajtje dhe pastrim te perdeve dhe aksesoreve te ndryshem te perdorimit te perditshem.
Herët e fundit që emri i saj është përmendur rezulton në listat e asokohe Lëvizjes Socialiste për Integrim.
Në raportet financiare të dorëzuara në KQZ për burimet e parave gjatë vitit 2016, e vetmja parti parlamentare që ka dorëzuar listën e donatorëve në shumën mbi një milionë lekë të vjetra, është Lëvizja Socialiste për Integrim.
Mes 42 donatorëve ishte edhe Ema Çoku, e cila ka dhuruar shumën prej 969,500 lekëve, ose ndryshe afro 10 milionë lekë të vjetra. Por ende nuk dihet se si lidhet Çoku me akuzat e ngritur ndaj Ilir Metës, i cili tashmë është në pranga.
Çoku akuzohet për veprën penale: pastrim të produkteve të veprës penale të kryer në bashkëpunim.
LEXO EDHE:
Erisa Xhixho për arrestimin e Metës: Një shfaqje e tillë, akt që turpëron Shqipërinë
“Kush e ka radhën?”/ Pas Metës, gazetari i njohur jep sinjale për dy arrestime të tjera të bujshme


