Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Dalin pamjet e incidentit në Onima, Gjesti shihet i armatosur në ambientet e studios

    Tragjedia në Shëngjin, ministri Nufi: Pranë familjeve të viktimave dhe qytetarëve të Kosovës

    Aksident në autostradën Tiranë-Durrës, një i plagosur jashtë rrezikut për jetën

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Aktualitet

    Pamjet e reja tronditëse/ Gjykata liroi motrat Berisha, Klea Prenga thirrje publike gjyqtares Migena Laska: Tallje, situata do të eskalojë në nivel…

    October 19, 2024
    Motrat Berisha që e bënë për spital u vetëdorëzuan, Klea Prenga thyen heshtjen

    Modelja Klea Prenga ka reaguar pas vendimit të Gjykatës që liroi motrat Berisha nga qelia, pas vetëdorëzimit të tyre në Polici.

    Ajo e ka cilësuar tallje me drejtësinë këtë vendim. Ndërsa thekson se situata do të eskalojë deri në nivel ndërkomëbtar ku do të drejtohet në gjykata për të kërkuar drejtësi.  Ajo ka publikuar dhe disa pamje të reja tronditëse pas sulmit me gotë në fytyrë që i shkaktoi dëmtime të rënda.

    Reagimi i Klea Prenga:

    Masakruan modelen Klea Prenga/ Gjykata u jep “lirinë” motrave Berisha

    Thirrje Publike për Gjyqtaren Migena Laska

    I drejtohem gjyqtares Migena Laska me një thirrje urgjente dhe të qartë: Drejtësia duhet të vihet në vend për rastin tim! Kam përjetuar një sulm brutal që më ka shkaktuar dëme të mëdha fizike dhe psikologjike. Nuk do të pranoj që ky rast të neglizhohet apo të zvarritet më tej.

    Si mund të merret një vendim kaq i lehtë dhe të lihet me detyrim paraqitje një bashkëpunëtore në krim, e cila shihet qartë në video duke marrë gotën dhe tentuar të më godasë, pasi motra e saj më ka sulmuar me gotë. Fakti që këto veprime të dhunshme janë të dokumentuara qartë dhe nuk ka vend për interpretime, e bën vendimin e gjykatës një tallje me drejtësinë.

    Pas së motrës dhe Antonela Berisha dëshmon: Ishim aty duke darkuar, Klea Prenga na provokoi

    Kriminelët që kanë fëmijë dhe precedentë penalë, si Mariela dhe Antonela Berishaj, nuk mund të fshihen pas statusit të tyre familjar për të shmangur përgjegjësinë për krimet e tyre. Fakti që ka fëmijë nuk e bën atë më pak të rrezikshme,përkundrazi, ato kanë treguar qartë me veprimet e tyre të dhunshme dhe me precedentët penal në Itali se janë një kërcënim për shoqërinë. A lejohet që dhunuesit të lihen të lirë vetëm sepse kanë fëmijë? Nëse drejtësia dështon në këtë rast, po më thoni që vetgjyqësia është alternativa e vetme.

    Ju kërkoj të merrni masat e duhura për të ndëshkuar përgjegjësit e këtij akti të rëndë. Organizatat vendore dhe ndërkombëtare janë të informuara për rastin tim, dhe nëse shteti im dështon të vendosë drejtësi,situata do të eskalojë në nivel  ndërkombëtar. Unë kam të drejtë të mbrohem nga kriminelët, dhe mungesa e veprimit nga ana juaj do të jetë një dështim i madh për sistemin e drejtësisë.

    “Kërkoj mëshirë”/ Deklarata bombë e Klea Prenga pas lirimit të Mariela Berishës: Po në Itali që ke kryer tentativë vrasje?

    Unë do të vazhdoj të kërkoj drejtësi me çdo mjet të ligjshëm deri sa përgjegjësit të përballen me pasojat e veprimeve të tyre. Drejtësia nuk është vetëm një e drejtë, por edhe një detyrim që shteti duhet të përmbushë për të gjithë qytetarët e tij. Nuk do të ndaloj deri sa të sigurohet që ky rast të marrë trajtimin e duhur.

    Në bashkëpunim me motrën, masakroi Klea Prengën. Zbardhet dëshmia e Mariela Berishës

    gjyqtarja migena laska Klea Prenga
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Dalin pamjet e incidentit në Onima, Gjesti shihet i armatosur në ambientet e studios

    June 3, 2026

    Tragjedia në Shëngjin, ministri Nufi: Pranë familjeve të viktimave dhe qytetarëve të Kosovës

    June 3, 2026

    Aksident në autostradën Tiranë-Durrës, një i plagosur jashtë rrezikut për jetën

    June 3, 2026

    Irani pretendon se ka goditur destrojer amerikan në Gjirin e Omanit, paralajmëron “hakmarrje të fortë”

    June 3, 2026
    Mos e humb
    Fokus May 11, 2026

    Starton të hënën “Pjaca në Radar” me Alfred Pezën

    TIRANË- Një podcast i ri i dedikuar tregut të pasurive të paluajtshme, arkitekturës, arredimit dhe…

    Spiropali, ose çmimi i një diagnoze me vonesë

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Parashikimi i horoskopit 3 Qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit 29 Maj, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit për sot, 28 Maj 2026

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.