Aktorja e mirënjohur Olta Gixhari ka nisur sonte rrugëtimin e saj në Big Brother Vip Kosova si opinioniste. Ajo ka pasur një incident në hyrje, ku mezi ka zbritur shkallët dhe Alaudin Hamiti ka shkuar ta ndihmojë
Olta Gixhari: Ja më lër të zbres shkallët vet se unë vdes të zbres shkallë nëpër spektakle.
Faleminderit për ftesën në Kosovë dhe mikpritjen.
Nder e privilegj i madh uroj ta coj më së miri atë kolltuk, hera e parë e imja që do punoj në Kosovë dhe mirënjohëse për oportunitetin që më keni dhënë.
Duke qenë se e kam kaluar si eksperiencë mendoj se do jem empatike me banorët por nuk i dihet.
Kosova më do shumë, më ka shtuar përgjegjësinë emocionin ethet e mezi po pres të fillojmë.
Shumë e vështirë jeta me dy fëmijë por edhe e bukur.


