Këngëtari i mirënjohur, Bardhi Idrizi, me publikimin e këngës më të fundit të titulluar “Qikës Tem” ka prekur zemrat e të gjithëve.
Një tekst plot jetë nëpërmjet të cilit këngëtari rrëfen vështirësitë që i solli jeta dhe karriera gjatë rrugëtimit të tij.
Rreshtat e këngës bënë goxha bujë nëpër rrjet. Disa persona vendosën që ta mbështesnin e disa të tjerë jo…
Për rrjedhojë, Bardhi ka ndjerë një detyrim për të sqauruar publikun dhe nëpërmjet një postimi në llogarinë personale të Instagram-it shkruan:
“Duke parë shqetesimin tuaj te vazhdueshem per situaten time financiare dhe dashamiresine tuaj ndihem i obliguar t’iu them se familja ime e ka kaluar prej shume muajsh situaten e pershkruar ne kangen e vajzes.
Nese kjo kange do ishte perdorur si viktimizim do e kisha lansuar ne muajin Prill ose Maj kur veshtiresite ishin aktuale, por un mendoj qe arti i mire gjithmone duhet me hap debate dhe me kriju pyetje.
Jam mëse krenar per rreshtat qe i kom shkru ne kete kange per vajzen time sepse mendoj qe cdo femije menyren me te mire per te mesuar dicka e ka nepermjet eksperiencave te prinderve.
Ju dua shume, Elhamdulilah prej Zotit jemi shume mire e Zoti ju rujt t gjithve“, shkroi Bardhi.
View this post on Instagram
LEXO EDHE:
“Viktimizohet nëpër rrjet”/ Bardhi anuloi koncertin, klubi e kritikon: Ike për 500 euro më shumë
Sara Gjordeni në pritjen e ëmbël/ Bardhi zbulon emrin e vajzës në projektin e ri muzikor (FOTOT)


