Policia i vuri prangat një të riu i cili u gjet të ishte i dehur teksa drejtonte mjetin, pasi u përplas me një tjetër makinë.
Sektori i Qarkullimit Rrugor arrestoi në flagrancë shtetasin S. H., 28 vjeç, banues në Cërrik, pasi ditën e djeshme, në aksin rrugor “Cërrik-Gramsh”, automjeti që ky shtetas e drejtonte në gjendje të dehur, është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin V. M., 27 vjeç.
Si pasojë janë dëmtuar të 2 drejtuesit e automjeteve, të cilët janë jashtë rrezikut për jetën.


