Pak çaste pas përfundimit të protestës së deputetëve të opozitës brenda dhe në ambientet e jashtme të Parlamentit ditën e sotme, ka reaguar kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta.
Meta përgjatë fjalës së tij e dënon me ashpërsi kërcënimin me armë zjarri dhe kanosjen e jetës së deputetëve të opozitës, teksa efektivët blu i cilësoi edhe si “narkopolicia”.
Përgjatë një postimi të tij në rrjetin social Facebook, presidenti i PL e cilëson si “akt të rëndë kriminal dhe antiligjor, në shërbim të mafias në pushtet dhe ngjarje të paprecedentë”. Meta shton se përballë kësja junte, e vetmja zgjidhje mbetet “përballja dhëmbë për dhëmbë”.
Reagimi i Ilir Metës:
“Dënoj me ashpërsinë më të madhe kërcënimin me armë zjarri dhe kanosjen me jetë të deputetëve të opozitës, në ambientet e Kuvendit, nga Narkopolicia. Ky akt shumë i rëndë kriminal dhe antiligjor është dëshmi tronditëse e inkriminimit të strukturave të Policisë së Shtetit, që në emër të mafias në pushtet dhe për llogari të saj, guxojnë të kanosin me jetë përfaqësuesit e zgjedhur të popullit.
Kjo ngjarje e paprecedent është prova e radhës e fytyrës kriminale të Narkoshtetit, që jo vetëm burgos dhe përndjek politikisht opozitën, por edhe e kërcënon me jetë. Përballë kësaj junte që i drejton armën deputetëve të opozitës, e vetmja alternativë mbetet përballja dhëmb për dhëmb deri në përmbysje!”.
LEXO EDHE:
A i nxorri polici armën deputetit të PD? Policia e Shtetit publikon pamjet filmike (VIDEO)
Pretendimi i PD/ Policia me reagim zyrtar: Asnjë efektiv s’ka pasur armë me vete
“Më vuri pistoletën te gjoksi”/ Deputeti i PD: E nxori dhe tha, e do këtë? Shqip e tha…


