KORÇË– Një 68-vjeçar në Maliq të Korçës është arrestuar pasi dyshohet se ka ngacmuar seksualisht një 11-vjeçare.
NJOFTIMI I POLICISË:
Drejtoria Vendore e Policisë Korçë
Komisariati i Policisë Maliq arrestoi në flagrancë shtetasin I. S., 68 vjeç, banues në fshatin Strelcë, pasi dyshohet se ka ngacmuar seksualisht një 11-vjeçare.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridikisionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.


