TIRANË– Deputetët e opozitës po proteston para godinës së Kuvendit, por janë penguar nga garda, që ka vendosur edhe gardh metalik para godinës.
Teksa disa deputetë të opozitës të papërjashtuar kanë mundur të hynë me vështirësi në sallën e Parlamentit, jashtë të përjashtuarit kanë vazhduar përplasjet me Gardën.
Është parë gjithashtu teksa ata varën te gardhi metalik i vënë nga Garda, banderolën me shkrimin: Edi Rama: Mafia!
Deputeti Dashnor Sula që tentoi disa herë të kalonte gardhin me forcë, por pa sukses. Disa prej tyre kaluan nga pjesa e pasme e Parlamentit, por sërish u penguan.


