Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në Francë ku për rrjedhojë katër persona kanë humbur jetën.
Mediet e huaja bëjnë me dije se mjeti i tyre i tipit “Tesla” goditi një tabelë rrugore dhe për rrjedhojë mori flakë, tha policia gjatë ditës së hënë.
Një zëdhënës i policisë lokale, Lt. Eric Hoarau, njoftoi se rrethanat e sakta të përplasjes së të shtunës mbrëma pranë qytetit të Niort ishin në zhvillim e sipër.
“Gjithçka sugjeron se (makina) doli nga rruga,” tha Hoarau, duke folur dhe mbi shenjat në tokë dhe një shenjë rrugore të dëmtuar.



