NIGERI– Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Nigeri ku si pasojë e shpërthimit të një cisterne me karburant kanë humbur jetën të paktën 94 persona.
Siç raporton CNN nga shpërthimi mbetën 94 viktima, banorë të zonës ku ndodhi shpërthimi, të cilët i ishin afruar cisternës për të mbledhur karburantin që ishte derdhur në rrugë pas shpërthimit.
Burimet lokale raportojnë se numri i viktimave pritet të rritet në orët në vijim. Ndërkohë mësohet se nga shpërthimi kanë mbetur të lënduar rreth 50 persona.
Kjo ngjarje tragjike ka ndodhur pasditen e së martës në fshatin Majiya.


