Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Hyn në fuqi armëpushimi mes Izraelit dhe Libanit

    Sekuestrohen 8 kg ka*abis, arrestohet 30-vjeçari

    Yield-et e obligacioneve 10-vjeçare rriten lehtë, kthehen pranë kufirit të 5%

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Botë

    Manovrat detare të Kinës pranë Tajvanit shtojnë shqetësimet

    October 15, 2024

    Kina kreu stërvitjen e saj ushtarake “Joint Sword” të hënën pranë Tajvanit, duke krijuar tensione të reja në rajon. Zyrtarët e ishullit demokratik dhe aleatët e tij ndërkombëtarë e kanë kritikuar ashpër Pekinin për këto stërvitje. Qeveria komuniste ka deklaruar më parë se dëshiron bashkimin e Tajvanit me Kinën, edhe me forcë po të jetë nevoja. Megjithatë, analisti Su Tzu-yun nga Tajvani thotë se qëllimi i vërtetë i këtyre stërvitjeve është që Kina të transformohet në një forcë ushtarake detare, duke synuar kontrollimin e ujrat ngjitur me Tajvanin.

    Ministria e Mbrojtjes e Tajvanit tha të hënën se Kina përdori 125 avionë ushtarakë në stërvitjet rreth ishullit të Tajvanit, një rekord për një ditë të vetme. Zyrtarët e ishullit thanë se 90 prej avionëve u futën brenda zonës së mbrojtjes ajrore të Tajvanit.

    Jeff Liu zëdhënës i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Tajvanit, i dënoi manovrat ushtarake.

    “Veprimet e Kinës sfidojnë edhe një herë rendin ndërkombëtar dhe minojnë seriozisht paqen dhe stabilitetin rajonal. Ministria e Jashtme e Tajvanit e dënon fuqishëm këtë stërrvitje”, tha zoti Liu.

    Komanda e Zonës Lindore të Ushtrisë Çlirimtare Popullore, përmes një oficeri të marinës që fliste në videon e publikuar prej tyre, tha se stërvitjet po zhvilloheshin si një paralajmërim për “veprimet separatiste” nga zyrtarët e ishullit. Gjatë një fjalimi në Ditën Kombëtare javën e kaluar, Presidenti i Tajvanit, Lai Ching-te tha se Kina nuk ka të drejtë të përfaqësojë Tajvanin.

    Su Tzu-yun, analist në Institutin e Tajvanit për Mbrojtjen dhe Sigurinë Kombëtare, vlerësoi pasojat e veprimeve të fundit të Kinës.

    “Kërcënimi nga qeveria e Pekinit ka qenë gjithmonë 70% veprim politik dhe 30% ushtarak. Stërvitjet “Joint Sword” nuk janë të përqendruara vetëm mbi Tajvanin. Ato shërbejnë gjithashtu si një deklaratë për vendet demokratike, veçanërisht Shtetet e Bashkuara dhe Japoninë”, thotë analisti Su.

    Përmes një deklarate Departamenti i Shtetit tha të hënën se Uashingtoni “është seriozisht i shqetësuar nga stërvitjet ushtarake të ushtrisë kineze në ngushticën e Tajvanit dhe rreth Tajvanit”.

    Zëdhënësi Matthew Miller i kërkoi Kinës “të vetëpërmbahet dhe të shmangë çdo veprim të mëtejshëm që mund të dëmtojë paqen dhe qëndrueshmërinë përgjatë ngushticës së Tajvanit dhe më gjerë në rajon.

    Analisti Su Tzu-yun megjithatë beson që ambiciet ushtarake të Kinës shkojnë përtej synimit të saj për të bashkuar Tajvanin me Kinën.

    Objektivi i vërtetë strategjik, argumentoi ai, është që Kina të kalojë nga një fuqi ushtarake me bazë tokësore në një fuqi detare.

    “Marina Kineze ka ndryshuar nga një forcë që mund të veprojë në ujërat bregdetare në një forcë që mund të veprojë në oqean dhe ujëra të thella. Në këtë kuptin, Tajvani, ndodhet në një pozicion të rëndpësioshëm strategjik. Kina dëshiron që të kontrollojë ujrat ngjitur me të”, thotë analisti Su.

    Ndërsa tensionet rajonale rriten, qeveria e Tajvanit vazhdon të forcojë mbrojtjen e saj ushtarake dhe të forcojë lidhjet me partnerët ndërkombëtarë, veçanërisht me Shtetet e Bashkuara dhe Japoninë, përballë rrijes së trysnisë ushtarake të Kinës./voa

    Kina shqetesim stervistje Tajvani
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Hyn në fuqi armëpushimi mes Izraelit dhe Libanit

    April 17, 2026

    Sekuestrohen 8 kg ka*abis, arrestohet 30-vjeçari

    April 17, 2026

    Yield-et e obligacioneve 10-vjeçare rriten lehtë, kthehen pranë kufirit të 5%

    April 17, 2026

    Sot protesta e opozitës/ Policia me njoftim zyrtar për tubimin, akset që bllokohen

    April 17, 2026
    Mos e humb
    Fokus April 5, 2026

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Nga Flogert Muça Në diskursin politik shqiptar, sa herë që procesi i integrimit në Bashkimin…

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    “Po pushton Tiranën”/ Pse Philipp Plein i adhuron shqiptarët? (VIDEO)

    Ish-shoqëruesi besnik i Fatos Nanos: Arben Ahmetaj, dy fjalë kam për ty

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Parashikimi i horoskopit 17 Prill, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit 16 prill, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Horoskopi për ditën e sotme, 15 Prill 2026

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.