TIRANË– Sa i përket dënimit me 1 vit burg, për fituesin e BBV2, Luiz Ejllin, ka reaguar edhe ish-banorja e po të njëjtit edicion, Dea Mishel.
E cila përmes një postimi në InstaStory ka komentuar këtë lajm.
“Thonë shokun zgjidhe më të mirë se vetja. Jam kurioze kush nga këta zgjodhi kë? Pr*stitucioni apo falsifikimi”- shkruan Dea.
Kujtojmë se Luizi dhe Dea, të dy finalistë të BBV2, kurrë nuk kanë pasur një raport të mirë.


