Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Parashikimi i motit për ditën e sotme, 24 Prill 2026

    Parashikimi i horoskopit për sot, 24 Prill 2026

    Aksident fatal në aksin Kavajë-Rrogozhinë, humb jetën një këmbësor

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Kryesore

    Ke shtëpi të palegalizuar? Mazniku: Drejtohu në bashki të gjesh zgjidhje

    October 13, 2024
    Miratohet rritja e pagave për punonjësit e bashkive, Mazniku sqaron sesi do të bëhet përllogaritja
    Ministri për Pushtetin Vendor, Arbjan Mazniku

    Të 61 bashkitë e vendit do të kenë një zyrë të posaçme ku qytetarët të mund të interesohen fizikisht dhe jo online, për procesin e legalizimit të banesës së tyre.

    Roli i ri që morën bashkitë pas vendimit të qeverisë synon t’i japë një hov më shumë këtij procesi, i cili vitet e fundit është ngadalësuar ndjeshëm.

    Të dhënat flasin se në total numri i dosjeve të mbetura pezull janë 237 mijë në total, ku 153 mijë janë banesa, pjesa tjetër janë objekte biznesi.

    Arbian Mazniku ministër shteti për pushtetin lokal shpjegoi gjatë një interviste me gazetaren Rajmonda Lajthia në Vizion Plus rolin e ri të bashkive.

    “Do të jetë bashkia ajo që do të shkojë te qytetari dhe jo anasjelltas. Shumë shpejt në çdo njësi vendore do të ketë një zyrë të posaçme me ekspertë të fushës, për t’i dhënë zgjidhje dosjeve të mbetura pezull. Bashkia do të ketë rol konsultues dhe ndihmues, do të bëjë matjet në terren do të plotësojnë dosjen dhe më pas do ta dorëzojë atë në Agjencinë e Kadastrës. Kjo e fundit do të ketë monopolin e miratimit“, tha Mazniku gjatë emisionit E-ZONE.

    Ministri pranon se ky proces ka patur ecuri të ngadaltë vitet e fundit dhe tregon dhe një nga arsyet e vonesës.

    “Një nga arsyet e vonesës është se këto dosje që janë rreth 240 mijë në total janë pak më të komplikuara. Janë raste që kanë nevojë për një verifikim më të madh dhe për një asistencë më të madhe që qytetarët nuk e bëjnë dot vet. Janë dosje që duhen plotësuar me një dokument shtesë dhe për tu verifikuar nëse kanë mbivendosje etj. Këtë gjë do e bëjnë stafet e bashkisë që njohin terrenin në bashkëpunim me kadastrën“, sqaroi Mazniku.

    Afati ligjorë kur legalizimet do të mbyllen është viti 2028. Por qeveria thotë së në disa bashki që kanë dhe më pak objekteve pa leje, ky proces do të mbyllet edhe më herët.

    Në total numri i lejeve të legalizimit të dhëna deri në shtator të këtij viti arriti në 260 mijë në total.

    legalizimit mazniku
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Parashikimi i motit për ditën e sotme, 24 Prill 2026

    April 24, 2026

    Parashikimi i horoskopit për sot, 24 Prill 2026

    April 24, 2026

    Aksident fatal në aksin Kavajë-Rrogozhinë, humb jetën një këmbësor

    April 23, 2026

    Rama për ‘POLITICO’: BE gabon që ndërpret komunikimin me Rusinë

    April 23, 2026
    Mos e humb
    Fokus April 5, 2026

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Nga Flogert Muça Në diskursin politik shqiptar, sa herë që procesi i integrimit në Bashkimin…

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    “Po pushton Tiranën”/ Pse Philipp Plein i adhuron shqiptarët? (VIDEO)

    Ish-shoqëruesi besnik i Fatos Nanos: Arben Ahmetaj, dy fjalë kam për ty

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Parashikimi i horoskopit për sot, 24 Prill 2026

    Parashikimi i horoskopit 23 Prill, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit 22 Prill, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.