39-vjecari nga Divjaka Armiol Rrasa i njohur si “Ari”, i cili ra në pranga gjatë të premtes në Athinë, bashkë me partneren e tij, rezulton të ketë qenë i arrestuar 12 herë.
Precedentët e tij penalë ngjallën goxha polemika në mediat greke.
Si ky person që është vënë në pranga mbi 10 herë, sërish lëvizte i lirë dhe i armatosur?
Grup hetimor dyshon se Rrasa mund të ketë lidhje me grupe kriminale gjobvënësish në Greqi, përgjegjëse për shpërthime në biznese të ndryshme.
Arma dhe eksplozivi atij i’u gjetën të fshehura në një vend të improvizuar në mjet, teksa udhëtonte me 33-vjeçaren Daniel Luari me një fuoristradë “Ëolsvagen” të blerë me leasing.
Referuar veprave penale të tij, ai rezulton i arrestuar 12 herë, madje për herë të parafundit ndaj tij është ngritur akuzë në qershor të këtij viti për përdhunimin ndaj një të mitureje, nga e cila nuk dihet se si ka shpëtuar pa qëndruar në qeli pasi vetëm një muaj më pas rezulton të jetë arrestuar sërish për “shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor”.
Precedentët e tij:
09.04.2003 – arrestuar për tentativë vjedhje dhe shkelje të ligjit mbi të huajt.
04.07.2005 – arrestuar për shkelje të ligjit mbi të huajt.
04.11.2007 – arrestuar dhe dëbuar.
10.11.2008 – arrestuar për drogë dhe dënuar me burgim të përjetshëm.
31.07.2015 – liruar nga psikiatria e të dënuarve në burgu e Koridhalos me urdhër dëbimi të përjetshëm nga Greqia.
23.02.2016 – arrestuar për shkelje të kufizimeve të qëndrimit.
25.07.2020 – arrestuar si i kërkuar me dënim për vjedhje.
17.01.2021 – arrestuar si i kërkuar me dënim për falsifikim.
31.07.2021 – arrestuar si i kërkuar me dënim për shkelje të kufizimeve të qëndrimit.
25.11.2021 – arrestuar për mbajtje pa leje të armëve (i’u gjet një thikë e palosshme).
06.03.2024 – i’u ngrit akuzë për dhunë në familje.
04.06.2024 – i’u ngrit akuzë për përdhunimin e një të miture.
06.07.2024 – u arrestua për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor.
Armiol Rrasa rezulton me precedentë penalë edhe në Shqipëri.


