Një “histori dashurie” tronditi ditën e djeshme studion e emisionit “Pa Gjurmë”. Një 30-vjeçare rrëfen se si dashuria e jetës së saj iu kthye në makth e për pak sa nuk i mori jetën.
E lumtur që më në fund dikush zgjodhi ta dashuronte, e reja tregon se si mashkulli që dikur i thonte “Të dua” papritmas një ditë “ të zymtë” i tha “ Ta marr jetën”.
“Isha një ditë vetëm te shtëpia dhe mami më la telefonin, kur papritur një numër më merr në telefon. Nuk doja të flisja me të. Ai këmbënguli shumë derisa më bëri për vete. Të nesërmen e takova, i thashë hajde në filan vend se unë nuk dal dot. E më thotë unë do të marr, nga ky moment je e imja. Që atë ditë mu ngroh pak zemra, dëgjova fjalë që s’I kisha dëgjuar kurrë. Ishte hera e parë për mua. Mami më tha mos u merr me të. Por nuk e dëgjova, i ika mamit fshehurazi. Më pas ngela shtaqzënë. Më dfërgoi deri në martenitet. Ashtu thash nuk e abortoi fëmijën unë. Ku të flesh ti, në ferra do fled he unë me fëmijën“ shprehet e reja.
Më tej përgjatë fjalës së saj, 30-vjeçarja tregon vështirësitë që hasi në marrëdhënie me burrin që e bëri baba të fëmijës së saj.
“Ishim të gjithë, familja e tij dhe vëllai po fliste me motrën e vet dhe po bënin shaka. Unë, vetëm buzëqesha pak. Më ka rrahur në atë mënyrë, barabarisht. Më kapi nga flokët, e mi lidhi me njërë-tjetrën në krahun e tij. Më nxorri nga dhuna të kapur për flokësh dhe më silllte rrotull” tha ajo.
Përgjatë fjalës 30-vjeçarja na zbulon se tortura më e madhe po ndodhte pak ditë para lindjes.
“Atë natë më mori, ishte ora rreth 11 e natës dhe me litar më lidhi duart e më tha: më trego kush të ka parë dhe e ke pa ti. Për zotin thashë nuk kam parë njeri. Më tha pastaj: E sheh lumij poshtë, aty do ta bëj varrin” shton më tej 30-vjeçarja.
@shqiptarjacom ‘Pse i qesha kunatit,burri më tërhoqi zvarrë’/ 30-vjeçarja: Dyshonte se e tradhtoja, s’kishte besim as… #pagjurme #odetadume #rrefim #dhune #reporttv
View this post on Instagram


