Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Liqeni i Shkodrës shpallet nga UNESCO si Rezervë Biosfere ndërkufitare, Bashkia: Moment krenarie për qytetin

    35-vjeçari zhduket pa gjurmë në Tiranë. Familjarët asnjë kontakt që prej 3 ditësh

    Ndërroi jetë pas aksidentit tragjik në Kardhiq-Delvinë, përcillet në banesën e fundit i riu

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Ekonomi

    Bankat dhanë pothuajse 70 mijë kredi në gjysmën e parë të vitit

    October 11, 2024

    Sektori bankar disbursoi afërsisht 70 mijë kredi në gjysmën e parë të këtij viti.

    Mbështetur në statistikat e pagesave të Bankës së Shqipërisë, gjatë 6-mujorit të parë 2024 bankat kryen në sistem gjithsej 69 551 disbursime të kredive të reja për individët dhe bizneset.

    Numri i kredive të disbursuara është rritur me 37% krahasuar me gjysmën e parë të vitit të kaluar.

    Numri i kredive u dominua nga individët, me 37 121 mijë disbursime ose 53.4% e totalit të kredive të dhëna për gjysmën e parë të vitit. Numri i kredive në segmentin e individëve u rrit me 14.7% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

    Një tendencë rritjeje edhe më e shpejtë po regjistrohet në kreditë e dhëna për bizneset.

    Sipas Bankës së Shqipërisë, në gjysmën e parë të këtij viti u disbursuan 32 430 kredi në llogaritë e bizneseve. Numri i kredive për bizneset u rrit me 76.3% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Kreditë e dhëna për biznesin përbënin pothuajse 47% të numrit të kredive të disbursuara, nga 36% përbënin në gjysmën e parë të vitit të kaluar.

    Rritja e numrit të kredive konfirmon ecurinë mjaft pozitive të huadhënies edhe të shprehur në vlerë. Kredia për ekonominë këtë vit po rritet me ritmet më të shpejta në 15 vitet e fundit.

    Sipas të dhënave të Bankës së Shqipërisë, për 8-mujorin 2024, kredia e re e dhënë për ekonominë shqiptare ka arritur vlerën e 252.4 miliardë lekëve, në rritje me 32% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

    Këtë vit bankar po shfaqin interes të shtuar veçanërisht për kreditimin e ndërmarrjeve të mëdha, duke përfshirë dhënien e kredive koorporative në vlera mjaft të larta. Momenti pozitiv i ekonomisë dhe gjendja e shëndetshme e bilanceve po sjell një rritje të oreksit për rrezik të sektorit bankar në vend. Për 8-mujorin 2024, sektori bankar dha gjithsej 183 miliardë lekë kredi të reja për bizneset, me një rritje vjetore prej 47%.

    Në rritje, por me ritme më të ngadalta, paraqitet edhe kreditimi i individëve. Sipas Bankës së Shqipërisë, për muajin gusht bankat dhanë 7.9 miliardë lekë kredi për individët, me një rritje prej 4.5% krahasuar me gushtin e vitit të kaluar. Për të gjithë 8-mujorin, kredia e re për individë preku vlerën e 69.2 miliardë lekëve, në rritje me 16% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Kreditimi i individëve vazhdon të shfaqë ecuri pozitive, si në financimin e blerjes së pasurive të paluajtshme, ashtu edhe të konsumit.

    Vlera e portofolit të kredisë për ekonominë arriti në 812 miliardë lekë, në rritje me 12% më shumë krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar./Monitor

    2024 bankat kredi
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Liqeni i Shkodrës shpallet nga UNESCO si Rezervë Biosfere ndërkufitare, Bashkia: Moment krenarie për qytetin

    June 6, 2026

    35-vjeçari zhduket pa gjurmë në Tiranë. Familjarët asnjë kontakt që prej 3 ditësh

    June 6, 2026

    Ndërroi jetë pas aksidentit tragjik në Kardhiq-Delvinë, përcillet në banesën e fundit i riu

    June 6, 2026

    Rusia denoncon sulmin më të madh ndaj Shën Peterburgut, Ukraina pretendon goditje ndaj objektivave strategjike

    June 6, 2026
    Mos e humb
    Fokus May 11, 2026

    Starton të hënën “Pjaca në Radar” me Alfred Pezën

    TIRANË- Një podcast i ri i dedikuar tregut të pasurive të paluajtshme, arkitekturës, arredimit dhe…

    Spiropali, ose çmimi i një diagnoze me vonesë

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Parashikimi i horoskopit 3 Qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit 29 Maj, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit për sot, 28 Maj 2026

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.