Këngëtari i mirënjohur shqiptar njëkohësisht dhe fituesi i “Big Brother VIP”, gjatë ditës së sotme u zbulua se u dënua me një vit burg për akuzën e falsifikimit të dokumenteve.
Sipas prokurorisë, bëhet me dije se Ejlli e kreu këtë vepër në bashkëpunim me një person tjetër për të justifikuar pasurinë e këtij të fundit, e cila ishte nën hetim.
Ngjarja daton me vitin 2021, kur u zbulua një deklaratë noteriale e falsifikuar nga Ejlli, që synonte të justifikonte pasurinë e padeklaruar të një shtetasi të njohur si F.A.
Sipas Kodit Penal të Shqipërisë, Ejlli pritet të përballet me një dënim deri në katër vjet burg, por gjykata vendosi një dënim më të lehtë prej një viti.
Pas shpalljes së këtij vendimi, Luiz Ejlli vendosi që të reagonte për herë të parë në Instagram.
Këngëtari reagoi por jo në lidhje me çështjen në fjalë. Luizi postoi në “Instastory” një pjesë të projektit të tij të ri muzikor që e ka në bashkëpunim me këngëtaren Fifi.
Kështu Ejlli të lë përshtypjen se dëshiron të injorojë lajmet negative dhe të mbajë vëmendjen te suksesi i tij në muzikë.

LEXO EDHE:
U dënua me 1 vit burg, si reagonte Luiz Ejlli një vit më parë kur u zbulua lajmi për hetimin e tij
Luiz Ejlli akuzohet për falsifikim dokumentash, dënohet me 1 vit burg (DOKUMENTI)


