TIRANË– Pas firmosjes së 3 marrë veshjeve me vendin tonë, Presidenti turk, Rexhep Tajip Erdogan në konferencën e përbashkët është shprehur se do vazhdojmë bashkëpunimin edhe në fushën e mjekësisë, pasi ndërtuan një spital në Fier.
“Shqipëria është aleati ynë më i mirë i NATO-s. Ne biseduam me kryeministrin edhe luftën e përbashkët kundër organizatave terroriste, si FETO.”– tha Erdogan.
FJALA E ERDOGAN:
Të nderuar ministra dhe anëtarë të shtypit. Ju përshëndes në emër të kombit tim. Jam i nderuar që jam në vendin mik, Shqipëri. Të avancojmë bashkëpunimin tonë dypalësh. Bashkëpunimi ynë do të kontribuojë në zhvillimin e shumë fushave, si tregtia, investimet, që rrisin mirëqenien e popujve tanë. Ne do vazhdojmë bashkëpunimin edhe në fushën e mjekësisë, pasi ndërtuam spital në Fier. Shqipëria është aleati ynë më i mirë i NATO-s. Ne biseduam me kryeministrin edhe luftën e përbashkët kundër organizatave terroriste, si FETO.


