Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Aksident fatal në aksin Kavajë-Rrogozhinë, humb jetën një këmbësor

    Rama për ‘POLITICO’: BE gabon që ndërpret komunikimin me Rusinë

    Kuvendi nderon Rexhep Qosjen me një minutë heshtje, opozita mungon

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Kosovë

    Kosova përfaqësohet në CEFTA me emrin e saj

    October 10, 2024
    Kosova përfaqësohet në CEFTA me emrin e saj
    Takim përgatitor i ministrave të Jashtëm në Berlin për samitin e Procesit të Berlinit më 14 tetor

    Pranimi i Kosovës me emrin e saj në CEFTA, u mundësua pasi Kosova vendosi të heqë masën e ndalesës për mallrat serbe që ishte kërkesë e qeverisë gjermane. Ministrja e Jashtme gjermane, Baerbock e përshëndeti vendimin.

    Komiteti i Përbashkët i CEFTA-s, që këtë vit kryesohet nga Serbia, vendosi që Kosova tash e tutje në këtë organizatë të tregtisë së lirë do të përfaqësohet nga zyrtarët e saj, dhe me emrin e saj, por me fusnotë, dhe jo më si deri tash nga përfaqësues të misionit të OKB-së, UNMIK. “Përfundimisht pjesëmarrja e UNMIK është larguar nga CEFTA dhe kjo vjen si rezultat i përpjekjeve të shumta, konsistencës dhe përkushtimit të Kosovës për të rregulluar pozicionin e saj në këtë mekanizëm dhe nga sot në takimet e Komiteteve të përbashkëta Kosova do të përfaqësohet nga institucionet e saj dhe pa prezencën e UNMIK-ut”, konfirmoi ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë në qeverinë e Kosovës, Rozeta Hajdari.

    Kosova e mirëpret vendimin për pranimin e saj

    Pranimi i Kosovës me emrin e saj në CEFTA u mundësua pasi Kosova vendosi që të heqë masën e ndalesës për mallrat serbe që ishte kërkesë e qeverisë gjermane. Për zyrtarë nga zyra e kryeministrit Albin Kurti, vendimi i komitetit të përbashkët të CEFTA nën kryesimin e Serbisë, që ta pranojë Kosovën me emrin e saj, është tregues që gradualisht Serbia po e pranon realitetin e ri në Kosovë. “Ka pas shumë presidenca CEFTA por nuk është larguar, e që tregon se është momenti i fundit që të jetojmë në realitet në kuptimin që Serbia e pranon çdo herë e më shumë pavarësinë e Kosovës, shtetin e pavarur dhe e njeh realitetin. Mendoj që ky është një rezultat kolektiv i qeverisë dhe një ditë shumë e mirë me rëndësi për Procesin e Berlinit ku pas 5 ditë atje do të arrijmë marrëveshje të re”, deklaroi këshilltari i kryeministrit Kurti, Jeton Zulfaj. Me heqjen e ndalesës së importit të mallrave nga Serbia dhe pranimin e Kosovës me emrin e saj në CEFTA, kryeministri Albin Kurti, do të marrë pjesë në Procesin e Berlinit.

    Baerbock: Zhbllokimi i CEFTA-s afron Ballkanin Perëndimor

    Ndryshimet në Marrëveshjen për Tregti të Lirë në Evropën Qendrore CEFTA, pasuan vendimin e dy dite më parë të qeverisë së Kosovës që të heqë masën e ndalimit të importeve të mallrave nga Serbia. Përfaqësimin e Kosovës me emrin e saj në CEFTA e vlerësoi pozitivisht Ministrja e Punëve të Jashtme e Gjermanisë, Annalena Baerbock, e cila tha se “me zhbllokimin e CEFTA-s është duke u afruar Ballkani Perëndimor me njëri-tjetrin”.

    “Në Procesin e Berlinit ne ishim në gjendje të punonim së bashku për ta zgjidhur nyjën në marrëveshjen e tregtisë së lirë CEFTA. Duke bërë këtë, ne hapim rrugën për përmirësime konkrete për banorët vendës dhe forcojmë Evropën tonë të përbashkët”, shkroi Baerbock.

    Gjermania vazhdimisht ka këmbëngulur se ndalimi i importit të mallrave nga Serbia dëmton marrëveshjen CEFTA-s dhe Procesin e Berlinit, nismë kjo që synon të ndihmojë zhvillimin ekonomik të gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor dhe t’i afrojnë ato me Bashkimin Evropian. Emisari special i Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazin, qëndroi disa herë në Kosovë në muajt e fundit, dhe vazhdimisht paralajmëronte se ndalesa e mallrave serbe bllokonte punën e CEFTA-s, dhe se, për shkak të saj, Kosova rrezikon të mos marrë pjesë në Procesin e Berlinit.

    Procesi i Berlinit këtë vit shënon 10-vjetorin e themelimit. Mekanizmi ishte një nismë e vitit 2014 e iniciuar nga Kancelarja gjermane Angela Merkel, që synonte thellimin e bashkëpunimit ndërmjet vendeve të Ballkanit Perëndimor si dhe mbështetjen e procesit të anëtarësimit të këtij rajoni në Bashkimin Evropian. Takimi i radhës i Procesit të Berlinit mbahet më 14 tetor./DW

    CEFTA kosova
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Aksident fatal në aksin Kavajë-Rrogozhinë, humb jetën një këmbësor

    April 23, 2026

    Rama për ‘POLITICO’: BE gabon që ndërpret komunikimin me Rusinë

    April 23, 2026

    Kuvendi nderon Rexhep Qosjen me një minutë heshtje, opozita mungon

    April 23, 2026

    Trump për Iranin: Unë kam gjithë kohën e botës, por ora po ecën

    April 23, 2026
    Mos e humb
    Fokus April 5, 2026

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Nga Flogert Muça Në diskursin politik shqiptar, sa herë që procesi i integrimit në Bashkimin…

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    “Po pushton Tiranën”/ Pse Philipp Plein i adhuron shqiptarët? (VIDEO)

    Ish-shoqëruesi besnik i Fatos Nanos: Arben Ahmetaj, dy fjalë kam për ty

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Parashikimi i horoskopit 23 Prill, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit 22 Prill, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit 21 Prill, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.