Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Nufi në Pentagon, thellohet partneriteti ushtarak Shqipëri-SHBA: Amerika mbetet partneri ynë më strategjik

    Pse është jetike të mbroni trurin në moshën 40-65 vjeç? Shkencëtarët: Kjo periudhë përcakton rrezikun për demencë dekada më vonë

    FIFA kërkon ndryshime në fanellat e Egjiptit për Botërorin 2026, në qendër yjet dhe numrat

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Aktualitet

    U dënua me 1 vit burg, si reagonte Luiz Ejlli një vit më parë kur u zbulua lajmi për hetimin e tij

    October 10, 2024
    Një partner romantik si Luiz Ejlli/ Artisti i ëmbëlson ditën Kiara Titos (VIDEO)

    Këngëtari dhe fituesi i BBV2, Luiz Ejlli u dënua me një vit burg me akuzën e falsifikimit të dokumenteve.

    Vendimin e dha më 10 tetor 2024 Gjykata e Fierit. Lajmi se Luizi ishte në hetim dhe se rrezikonte deri në 4 vite burg, doli në media që në mes të vitit të kaluar, 2023.

    Por si reagoi Luizi atëherë?

    Me anë të një postimi në Instagram, ai ka ironizuar lajmet në portale duke deklaruar asokohe se “në Lushnje u mërzitën kur mësuar se ai zgjodhi të këndonte në Shkodër para se të këndonte te njerëzit e gruas”.

    “Lushnja u mërzit kur morën vesh se do këndoja në Shkodër para se të këndoja te njerëzit e gruas,” shkruante Ejlli.

    Hetimi

    Që prej datës 26 dhjetor 2022 Luizi u mor zyrtarisht i pandehur për drejtësinë shqiptare si person i dyshuar për veprën penale të falsifikimit të dokumenteve kryer në bashkëpunim.

    Drejtësia e akuzon Ejllin se me profesionin e noterit ai ka falsifikuar deklaratë noteriale për të justifikuar paratë e një personi që ishte në hetim.

    Kjo histori nis në vitin 2021 aty ku prokuroria do të kërkonte sekuestrot e pasurive të shtetasit F.A si të pajustifikuara me burime të ligjshme.

    Sekuestro e kërkuara asokohe nga prokuroria e Lushnjës do të pranohej nga gjykata më 28 nëntor të vitit 2021. Pak muaj pas kësaj sekuestro shtetasi F.A i cili po ashtu është i bashkëpandehur me Ejllin ka depozituar një deklaratë noteriale bërë tek Noteri Luiz Ejlli. Më 25 shkurt 2022 shtetasi F.A paraqet në prokurori deklaratën noteriale e cila sipas tij ishte bërë tek zyra noteriale e Luiz Ejllit më datë 16 dhjetor 2015 dhe mbante të dhënat si në facsimile “nr 663 Rep, Nr 213 Kol datë 16.12.2015.

    Kjo deklaratë sipas prokurorisë kishte përmbajtjen e marrjes së një huaje në dy këste nga 2008-2015 prej 151 mijë euro dhe 2011-2015 prej 60 mijë euro, para të cilat bashkëshortja e shtetasit F.A i kish marrë për të shlyer një kredi.
    E pikërisht kjo deklaratë s’ishte gjendur në arkivat e ministrisë së drejtësisë në përgjigje të kërkesave për informacion, kërkesa në kuadër të hetimit pasurore që po kryente prokuroria e Lushnjës.

    Kaq ka mjaftuar që prokuroria të krijojë dyshime se mund të ketë një shkelje ligjore dhe ka thelluar hetimet duke zbuluar zyrën noteriale të Luiz Ejllit e po ashtu dhe veprimet e bëra disa vite më parë.

    LEXO EDHE

    Luiz Ejlli akuzohet për falsifikim dokumentash, dënohet me 1 vit burg (DOKUMENTI)

    DKUMENTI
    Luiz Ejlli dënohet me 1 vit burg luiz ejlli falsifikim luiz ejlli noter
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Nufi në Pentagon, thellohet partneriteti ushtarak Shqipëri-SHBA: Amerika mbetet partneri ynë më strategjik

    June 13, 2026

    Pse është jetike të mbroni trurin në moshën 40-65 vjeç? Shkencëtarët: Kjo periudhë përcakton rrezikun për demencë dekada më vonë

    June 13, 2026

    FIFA kërkon ndryshime në fanellat e Egjiptit për Botërorin 2026, në qendër yjet dhe numrat

    June 13, 2026

    Autobusi i Kosovës del nga rruga në Ishull-Shëngjin, shmanget përplasja

    June 13, 2026
    Mos e humb
    Fokus May 11, 2026

    Starton të hënën “Pjaca në Radar” me Alfred Pezën

    TIRANË- Një podcast i ri i dedikuar tregut të pasurive të paluajtshme, arkitekturës, arredimit dhe…

    Spiropali, ose çmimi i një diagnoze me vonesë

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Parashikimi i horoskopit 13 Qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Zbuloni çfarë kanë rezervuar yjet për sot, horoskopi 11 Qershor 2026

    Parashikimi i horoskopit 3 Qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.