Astronauti i NASA-s Matthew Dominick ndau një foto të shkrepur nga dritarja e një kapsule të SpaceX, e cila është ankoruar në Stacionin Ndërkombëtar të Hapësirës (ISS). Fotot tregojnë se si duket nga hapësira uragani Milton i cili pritet të godasë SHBA të mërkurën vonë ose të enjten në mëngjes.
Uragani Milton do të godasë Florida vetëm dy javë pasi u godit nga uragani Helene, i cili la më shumë se 220 njerëz të vdekur në gjashtë shtete të SHBA-së, si dhe miliona pa energji elektrike.
Zyrtarët kanë paralajmëruar se ky uragan do të jetë “vdekjeprurës dhe katastrofik”, ndërsa miliona njerëz janë evakuuar nga Florida përpara mbërritjes së stuhisë.

Milton parashikohet të jetë në fuqinë e kategorisë së tretë kur të arrijë në tokë në mesnatë mbi Sarasotën jugore. Presidenti i SHBA Joe Biden paralajmëroi se largimi nga disa zona të rrezikshme ishte një çështje “jete dhe vdekjeje”.
Hurricane #Milton is pictured as a Category 5 storm in the Gulf of Mexico off the coast of Yucatan Peninsula from the space station on Oct. 8, 2024. pic.twitter.com/S7Hpe5GFMp
— International Space Station (@Space_Station) October 9, 2024


