Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Aksident fatal në aksin Kavajë-Rrogozhinë, humb jetën një këmbësor

    Rama për ‘POLITICO’: BE gabon që ndërpret komunikimin me Rusinë

    Kuvendi nderon Rexhep Qosjen me një minutë heshtje, opozita mungon

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Kosovë

    Lajm i mirë për Kosovën. Tani e tutje përfaqësohet vetë në CEFTA

    October 9, 2024
    Lajm i mirë për Kosovën. Tani e tutje përfaqësohet vetë në CEFTA

    Kosova do të përfaqësohet tani nga institucionet dhe zyrtarët e saj në Marrëveshjen për Tregtinë e Lirë të vendeve të Evropës Qendrore (CEFTA), pas një vendimi të Komitetit të Përbashkët të CEFTA-s për ta pranuar kërkesën e saj për heqjen e UNMIK-ut nga roli i përfaqësuesit. Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë e Kosovës, Rozeta Hajdari, tha të mërkurën në një konferencë për media se “nga sot, në takimet e komiteteve të përbashkëta, Kosova do të përfaqësohet nga institucionet e saj dhe pa prezencën e UNMIK-ut”.

    Kosova ishte përfaqësuar në CEFTA – marrëveshjen që synon rritjen e tregtisë së mallrave dhe shërbimeve, eliminimin e barrierave tregtare mes palëve dhe tërheqjen e investimeve – përmes Misionit të Kombeve të Bashkuara në Kosovë (UNMIK) prej vitit 2007, kur iu bashkua asaj.

    “Pjesëmarrja përmes UNMIK-ut në CEFTA është larguar përfundimisht, kjo vjen si rezultat i përpjekjeve të shumta dhe përkushtimit të Kosovës për ta rregulluar pozicionin e saj në këtë mekanizëm,”- tha Hajdari pas takimit të Komitetit të Përbashkët të CEFTA-s, i kryesuar nga Serbia, në Beograd. Ajo tha se Kosova e bëri këtë kërkesë në vitin 2021 dhe prej atëherë e kishte bllokuar punën në CEFTA për të bërë trysni në pranimin e kërkesës së saj.

    “Ishin 13 vendime të dërguara në pritje për miratim që nga dërgimi i letrës sonë… ishte përkushtimi i Kosovës që të mos i miratojë këto vendime pa u miratuar kërkesa e Kosovës për largim të UNMIK-ut, që ishte kërkesa e parë e Kosovës në takime në këto tri vjet”, shtoi ajo.

    Të gjitha ato vendime, sipas saj, u miratuan pas pranimit të kërkesës së Kosovës, duke bërë që të zhbllokohet puna në CEFTA. Ky lajm u bë i ditur fillimisht nga ambasadori gjerman në Prishtinë, Jorn Rohde, i cili tha se ky është “hap i madh” drejt përfaqësimit dhe pjesëmarrjes së barabartë në këtë organ rajonal.

    “Lajm vërtet i mirë për Kosovën dhe tërë rajonin: CEFTA është zhbllokuar dhe nga tani Kosova do të përfaqësohet nga zyrtarët e vet, ashtu siç duhet, e jo nga UNMIK-u”, shkroi Rohde në X.

    Këtë vendim, njohësja e çështjeve ekonomike Sytrime Dervisholli, e konsideron një ndër lajmet më të rëndësishme viteve të fundit.

    “Dihet se UNMIK-u ka qenë prezentë në takimet e CEFTA-s, jo se ka pasur rol vendimmarrës, por megjithatë ka qenë prezentë. Pas këtij vendimi, Kosova do të ulët në tavolinë pa prezencën e UNMIK-ut dhe kjo është një arritje shumë e madhe”, tha Dervisholli, e cila për pesë vjet (2015-2020) ka udhëhequr Departamentin e Tregtisë në Ministrinë e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë. Përveç kësaj, ajo tha se do të eliminohen disa barriera me të cilat janë ballafaquar kompanitë prodhuese nga Kosova, të cilat i ka paraqitur kryesisht shteti i Serbisë.

    “Prodhuesit nga Kosova, kur kanë eksportuar në shtetin e Serbisë, sidomos në Luginën e Preshevës, por edhe nëse territorin serb, e kanë shfrytëzuar si vend transit, autoritet e Beogradit zyrtarë shpesh herë i kanë detyruar bizneset që në prodhimet e tyre të mos shkruaj vendi i origjinës Kosovë, por të vendosin akronimin UNMIK/KOSOVO“, tregoi ajo.

    Në shumë raste, thotë ajo, bizneset nga Kosova nuk kanë pranuar këtë emërtim. Ky ndryshim, të cilin Kosova ka kohë që e kërkon, erdhi dy ditë pasi Qeveria e Kosovës vendosi ta heqë ndalesën ndaj importit të mallrave serbe në pikëkalimin në Merdare. Kosova u përball me trysni në javët e fundit për ta hequr ndalesën ndaj mallrave serbe, posaçërisht nga Gjermania. Gjermania ka këmbëngulur se ndalimi i importit të mallrave nga Serbia dëmton marrëveshjen CEFTA-s dhe Procesin e Berlinit, një nismë që synon të ndihmojë zhvillimin ekonomik të gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor dhe t’i afrojnë ato me Bashkimin Evropian. I dërguari i posaçëm i Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazin, qëndroi disa herë në Kosovë në muajt e fundit, ku paralajmëroi se ndalesa e mallrave serbe bllokonte punën e CEFTA-s, dhe se, për shkak të saj, Kosova rrezikonte pjesëmarrjen në Procesin e Berlinit.

    Samiti i dhjetë i Procesit të Berlinit mbahet më 14 tetor.Pas kërkesës së zyrtarëve kosovarë për ndryshimin e emrit, Gjermania ofroi një “zgjidhje” në këmbim të heqjes së ndalesës për importin e mallrave nga Serbia. Sarrazin theksoi se pranë emrit të Kosovës në CEFTA do të kishte një yll, ose një fusnotë, që tregon se statusi i Kosovës nuk është zgjidhur përfundimisht. Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha të hënën kur njoftoi për heqjen e ndalesës ndaj mallrave serbe, se pret që Kosova në takimin e radhës të përfaqësohet me emrin e vet.

    Shtetet anëtare të CEFTA-s janë Kosova, Shqipëria, Maqedonia e Veriut, Serbia, Bosnja dhe Hercegovina, Mali i Zi dhe Moldavia. Rumania, Bullgaria dhe Kroacia u tërhoqën nga CEFTA pas anëtarësimit të tyre në BE./REL

     

    CEFTA kosova lajm i mire
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Aksident fatal në aksin Kavajë-Rrogozhinë, humb jetën një këmbësor

    April 23, 2026

    Rama për ‘POLITICO’: BE gabon që ndërpret komunikimin me Rusinë

    April 23, 2026

    Kuvendi nderon Rexhep Qosjen me një minutë heshtje, opozita mungon

    April 23, 2026

    Trump për Iranin: Unë kam gjithë kohën e botës, por ora po ecën

    April 23, 2026
    Mos e humb
    Fokus April 5, 2026

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Nga Flogert Muça Në diskursin politik shqiptar, sa herë që procesi i integrimit në Bashkimin…

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    “Po pushton Tiranën”/ Pse Philipp Plein i adhuron shqiptarët? (VIDEO)

    Ish-shoqëruesi besnik i Fatos Nanos: Arben Ahmetaj, dy fjalë kam për ty

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Parashikimi i horoskopit 23 Prill, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit 22 Prill, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit 21 Prill, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.