TIRANË– Këtë të mërkurë në orën 12:30, Gjykata e Tiranës pritet të shqyrtojë kërkesën e avokatëve të deputetit Ervin Salianji për shtyrje të ekzekutimit të dënimit me burg.
Kërkesa është depozituar me 27 shtator ditën kur deputeti i PD-së, u vetëdorëzua ne polici pas vendimit të formës së prerë që e dënoi atë me 1 vit heqje lirie lidhur me dosjen “Babale”.
Ervin Salianji po vuan dënimin në burgun e Fierit, ndërsa në seancë pritet të përfaqësohet nga avokatët.
Këta të fundit pritet të tërhiqen nga kërkesa e tyre pasi nuk ka me objekt. Ndërkohë më 15 tetor në Gjykatën e Lartë do të shqyrthet kërkesa e tij për pezullimin e dënimit me burg.
LEXO EDHE: DËNIMI I ERVIN SALIANJIT


