Ka zgjatur plot 5 orë qendrimi dhe marrja në pyetje në ambientet e SPAK për deputetin e PS Jurgis Cyrbja.
Ai doli nga ambientet e SPAK, në orën 15:00 të së martës.
Para gazetarëve ai tha se nuk ka koment në lidhje me atë që është marrë në pyetje, por me batutë u përgjigj: Pse kaluan 5 orë?!
‘Nuk jam marrë i pandehur. Nuk kam tjetër koment’, ka thënë Çyrbja.
Kujtojmë se deputeti socialist u paraqit pranë SPAK sot rreth orës 10:00 për një kallëzim të Edi Palokës në kohën kur ishte drejtor Hipoteke.


