TIRANË– Sot, një ditë pas protestës së opozitës në Tiranë, policia ka arrestuar një shtetas, ndërkohë janë shpallur në kërkim 9 persona, mes tyre edhe ish- komandanti i FNSH në Shkodër, Hivzi Bushati.
Gjithashtu mësohet se janë proceduar në gjendje të lirë edhe tre shtetas të mitur, të cilët ishin pjesë e akteve të kundërligjshme gjatë protestës.
Vlen të kujtohet se një ditë më parë, policia e shtetit njoftoi se nga protesta e opozitës mbetën të plagosur 10 efektivë të forcave të policisë.


