Tetori, u caktua si muaji i ndërgjegjësimit për kancerin e gjirit në të gjithë botën, për të rritur vëmendjen dhe mbështetjen për sensibilizimin, zbulimin e hershëm, trajtimin, si dhe kujdesin paliativ të kësaj sëmundjeje.
Pikërisht në këtë muaji ne ju sjellim një histori të trishtë të një çifti që është në luftë me kancerin.
Në një intervistë për Top Channel, mamaja e dy engjëjve të vegjël shprehet: “Nuk më hyn në sy asgjë, kam nevojë vetëm për një përqafim.”
Fjalë të cila të rrëqethin mishin. Një nëne të re 35-vjeçare,e cila ende me fëmijën në gji dhe me një vazjë 4 vjeç do të diagnostikohej me kancer të gjirit.
Një fat I zi kishte përfshirë dhe shëndetin e bashkëshortit, të cilit iu bë krah, por shumë shpejt tek ai do të duhej te kërkonte forcë që t;I kthente mbështetjen.
“Në 2020 im shoq kishte një masë tumorale në kokë, ai u mbështet te unë. Ia ktheva shumë shpejt… Kjo është një pjesë tjetër që si dy njerëz në një kohë kaq të shkurtër, me fëmijë të mitur, u bëmë mbështetje për njëri-tjetrin”, thotë ajo.
Diagnostifikimi me kancer I ndodhi papritmas, teksa një shoqe i kërkoi ta shoqëronte për një kontroll të gjirit, pas një shqetësimi që kishte pasur.
Ndërkohë që mendonte si do të qetësonte shoqen e saj, një lajm I hidhur ia kaploi zemrën.
Shoqjan ga vizita e kryer rezultoi negativ, ndërsa për të nisi kalvari i gjatë që nga rënia e flokëve dhe kimoterapitë.
I duhej të gjente forcën për ta përballuar psikologjikisht, financiarisht, por mbi të gjitha që në sytë e dy të vegjëlve mos të dallohej asgjë.
‘Që nga momenti i parë që mora përgjigjen deri sot në mëngjes, ne jemi bërë shumë. Çdo ditë ikën nga një”, thotë ajo.
I kërkon çdo gruaje, vajze të shëndetshme për t’u kontrolluar, por një mesazh e ka për ato gra që janë në rrugën e saj.
‘Fermat mendojnë që kanë bërë gabim që janë sëmurë. Kam shumë kohë që vetes time i them ‘unë kam lindur për të jetuar’”, këshillon gruaja.


