Reshjet e dendura të shiut që përfshinë qytetin e Vlorës përveç dëmve të shkaktuara në qytet, në disa rrugë ka patur dhe rrëshqitje dherash.
Një nga akset e bllokuara raportohet se është bypass-i në afërsi të fshatit Kaninë, ku në një pjesë të saj dherat e kanë mbuluar të gjithën.
Ndërkohë disa rrugë të qytetit, si në lagjen Rilindja apo 28 nëntori, vijojnë “të notojnë”, ndonëse reshjet kanë ndaluar.
Sipas burimeve, 33 familje janë evakuuar dhe janë vendosur në konviktin e qytezës studenti dhe atë të shkollës Industriale Pavarësia.
LEXO EDHE:
Vlora, “Venezia e dytë”/ Banorët e nisin ditën me këmbë në ujë


